Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Manastirliu jep lajmin e mirë: Marrëveshje me Poliklinikën e Barit për trajtimin e pacientëve me sëmundje të rralla

Postuar: 21/09/2019 - 10:36

 Pas Turqisë, edhe Italia merr përsipër trajtimin e specializuar të rasteve të veçanta të pacientëve shqiptarë, me sëmundje  të rralla. Marrëveshja u arrit me Poliklinikën e Barit, gjatë vizitës së Ministres Manastirliu në Rajonin e Puglias.

“Jam shumë e kënaqur që bashkë drejtorin e përgjithshëm të Poliklinikës së Barit konkretizojmë dy projekte të rëndësishme, projektin rajonal për zhvillimin e telemjekësisë për menaxhimin e rasteve të infarkteve si dhe binjakëzimin e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” dhe Spitalit Universitar të Barit apo siç njihet, Poliklinika e Barit, që do të mundësojë trajtimin e pacientëve me sëmundje të veçanta në Itali”, tha Manastirliu gjatë vizitës së zhvilluar në Poliklinikën e Barit.

Drejtori i Përgjithshëm i Poliklinikës së Barit u shpreh se binjakëzimi i dy spitaleve universitare do t’i vlejë forcimit të marrëdhënies së miqësisë e vëllazërisë mes popujve tanë, por edhe shkëmbimit të eksperiencave.

Gjatë vizitës në Poliklinikën e Barit, u prezantua projekti ndërkufitar që konkretizohet mes tre shteteve të Adriatikut të Poshtëm, Italisë, Shqipërisë dhe Malit të Zi në fushën e Telemjekësisë.

Projekti E-Shëndetësi ka si pritshmëri t’i përgjigjet më mirë nevojave të pacientëve, të reduktojë shpenzimet e kujdesit shëndetësor, duke mbajtur të njëjtën cilësi shërbimi. Në një nivel më të lartë, do të jetë në dispozicion një komunikim i dyfishtë me profesionistët e shëndetësisë, telemonitorimi i personalizuar i parametrave biomjekësor, monitorimi i përputhshmërisë me terapinë, etj.

Me anë të këtij projekti që nis të implementohet në tre shtete, do të bëhet i mundur krijimi dhe zhvillimi i rrjetit të infarktit territorial, duke përfshirë ambulancat instrumentale, ndihmën e largët për pacientët në rrezik, telemonitorimin dhe tele-emergjencën, me qëllim rritjen e efikasitetit të menaxhimit të infarktit, sidomos minutave pas ngjarjes dhe shkurtimit të kohës për ndihmë mjekësore. Qasja e re do të mundësojë përkufizimin dhe personalizimin e shërbimeve të reja sociale dhe të kujdesit shëndetësor të cilat janë përshtatur bazuar në faktorët socio-ekonomik dhe mjedisor, modelet e sjelljes, etj, duke krijuar një model të ri, më afër pacientit, modelin e mjekësisë personale. Projekti parashikohet të jetë 3-vjeçar dhe nis brenda muajit Tetor të këtij viti.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 13/10/2019 - 23:14

Përfshihet në flakë një automjet. Ngjarja ka ndodhur këtë mbrëmje në autostradën Tiranë-Elbasan, pranë fshatit Ibë, ndërsa nuk ka ende detaje.

Postuar: 13/10/2019 - 21:40

OSHEE ka njoftuar se për shkak të punimeve për rikonstruksionin e kabinave, më 14 tetor (e hënë),

Postuar: 13/10/2019 - 21:23

Ish-drejtuesi i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj do të përballet të hënën më 14

Postuar: 13/10/2019 - 20:14

Ish-deputeti i PD, Klevis Balliu së bashku me disa protestues janë shoqëruar në Policinë e Tira

Postuar: 13/10/2019 - 20:01

Pas përfundimit të protestës në Astir, policia ka shoqëruar në komisariat ish-deputetin e PD-së K

Postuar: 13/10/2019 - 19:29

Sapo ka përfunduar protesta e banorëve të Unazës së Re, ku në mbështetje të tyre ishin prezent dh

Postuar: 13/10/2019 - 18:41

Mbrëmjen e sotme ka mbërritur në zonën e Unazës së re ku po zhvillohet protesta, edhe kreu i Part