Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Manastirliu me ‘dorë të fortë’, jep paralajmërimin e fundit dhe tregon masat e ashpra: Nargjilet dhe cigaret elektronike s'lejohen më në lokale

Postuar: 14/08/2019 - 12:05

Nisur që nga sot, do hyjë në fuqi ndryshimi në ligj, përmes të cilit do të ndalohen cigaret me ngrohje dhe ato elektronike, shisha, nargjile, apo edhe cigaret me shije mente e të tjera produkte të duhanit.

“I paralajmëruari, gjysëm i shpëtuari!  Sot hyn në fuqi ligji i ri për mbrojtjen e shëndetit nga produktet e duhanit. Në ambientet e mbyllura ndalohet:duhani, cigarja elektronike duhani me ngrohje, shisha/nargjile, shitja e çdo produkti duhani nën 18-vjeç.  Paralajmërimi i fundit! Zbato ligjin, zgjidh shëndetin. Jo duhanit”, – tha sot ministrja Ogerta Manastirliu.

E ditur bëhet se do të ndalohet edhe shitja e produkteve të duhanit me shije karakteristike (mente, vanilje etj) si dhe shitja e paketave të duhanit me numër të reduktuar cigaresh, si masa për të dekujaruar duhanpirjen.

Masat administrative për shkeljen e ligjit janë të ashpra. Nëse një subjekt shkel 2 herë rresht brenda dy muajve nenin që ndalon pirjen e duhanit në ambiente të brendshme, gjoba do të jetë sa dyfishi i gjobës së parë.

Nëse e përsërit të njëjtën shkelje brenda një afati 1 vjeçar, gjobitet me 6-fishin e gjobës, duke shkuar deri në mbyllje të aktivitetit dhe heqje të licencës për ato subjekte që gjobiten në mënyrë të vazhdueshme.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 23/08/2019 - 08:56

Një incident i pazakontë ndodhi mbrëmë në studion e Çim Pekës, teksa po intervistonte kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Postuar: 23/08/2019 - 08:40

Edhe ditën e sotme moti pritet të karakterizohet nga temperatura në larta.

Postuar: 23/08/2019 - 08:02

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e djeshme në një nga zonat më të populluara në kryeqytet.

Postuar: 23/08/2019 - 07:59

Gjykata e Tiranës ka dënuar me 9 vite heqje lirie Klodian Cirunën, i akuzuar se nëpërmjet mashtri

Postuar: 22/08/2019 - 23:57

Policia e Tiranës ka zbardhur dinamikën e ngjarjes së rëndë që ndodhi mesditën e sotme në Tiran

Postuar: 22/08/2019 - 22:39

Avokati i njohur Altin Goxhaj ka ironizuar deklaratën e kryedemokratit Lulzim Basha lidhur me tër