BREAKING NEWS

SHBA bilanc lufte, reth 400 mijë të infektuar në total  dhe 2 mijë të vdekur brenda ditës

SHBA bilanc lufte, reth 400 mijë të infektuar në total  dhe
x

Aktualitet

Manastirliu në Qendrën Sociale “Gonxhe Bojaxhi”: Vaksinim për çdo qytetar të rrezikuar nga gripi në pikat e emergjencës

Manastirliu në Qendrën Sociale “Gonxhe Bojaxhi”: Vaksinim

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, nga Qendra Sociale “Gonxhe Bojaxhi”, është shprehur se shërbimi  shëndetësor për qytetarët e prekur nga tërmeti në strukturat akomoduese ku janë strehuar përkohësisht, do të vijojë të ofrohet pa ndërprerje.

“Është bërë plani shumë i detajuar me mjekët e familjes dhe është ogranizuar puna që mjekët në stukturat akomoduese të ofrojnë shërbim për çdo qytetar në nevojë, duke identifikuar të sëmurët kronikë dhe duke ofruar terapitë e mjekimit secilit prej tyre. Janë më shumë se 530 qytetarë të sëmurë kronikë që po marrin mjekimin e nevojshëm në pikat ku janë strehuar përkohësisht”.

Manastirliu u shpreh se do të vijojë programi i vaksinimit për çdo qytetar që është pjesë e grupeve të rrezikuara për tu prekur nga gripi, për të ruajtur shëndetin e tyre.

“Janë 1338 qytetarë që janë vaksinuar kundër gripit në pikat e emergjencës ku janë akomoduar përkohësisht dhe do të vijojmë vaksinimin në çdo njësi ku janë sistemuar banorët e prekur nga tërmeti”, tha Manastirliu.

Qytetarët e prekur nga tërmeti në njësitë akomoduese po ndiqen jo vetëm nga mjekët e familjes por edhe nga mjekët e shërbimit infektiv në QSUT, të cilët janë ofruar vullnetarisht të japin shërbim për qytetarët.

“Jemi ofruar vullnetarisht sepse vullnetarizmi është pjesë e mjekut dhe do të ofrojmë shërbim në çdo pikë emergjencë për të dhënë shërbimin e nevojshëm dhe për të ndjekur për ekzaminime të mëtejshme në shërbimin terciar ata që kanë nevojë”, u shpreh dr. Najada Çomo, shefe e shërbimit infektiv në QSUT.

Ministrja Manastirliu e vuri theksin edhe tek monitorimi rigoroz i kushteve higjieno-sanitare, nëpërmjet Inspektoriatit Shtetëror Shëndetësor që është në terren me inspektime të përditshme në çdo pikë emergjence ku janë sistemuar banorët e prekur nga tërmeti.

Gjatë këtyre ditëve, mjekët kanë kryer më shumë se 5 mijë vizita mjekësore në hotele dhe pikat e emergjencës ku janë sistemuar banorët e prekur nga tërmeti.