Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Manastirliu sfidon borën dhe temperaturat minus: Jam në një zonë shumë të thellë, këtë vit nis një investim i rëndësishëm

Postuar: 12/01/2019 - 14:42

“Ekipet mjekësore dhe të gjitha strukturat e shëndetësisë janë në gadishmëri për të ndihmuar qytetarët në këtë situatë moti të vështirë dhe vetëm gjatë këtyre ditëve janë kryer 2900 misione shpëtimi”. 

manastirliu2

Keshtu ka deklaruar Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, e cila vizitoi sot qendrën shëndetësore Komsi, në Burrel.

“Kemi siguruar furnizimin me barnat e urgjencës në 92 qendrat dimërore për të gjithë sezonin e dimrit. Qendrat shëndetësore, spitalet por mbi të gjitha ekipet e urgjencës mjekësore janë në gadishmëri për të shpëtuar jetë në këto ditë të motit të vështirë”, tha Manastirliu.

manastirliu1

“Jam këtu në këtë zonë të thellë të Matit për të inkurajuar dhe mbështetur ekipet mjekësore për punën e jashtëzakonshme që po bëjmë, siç ishte rasti i nënës me fëmijën e saj të 8 që pikërisht nga Burreli u transportua me helikopter drejt Tiranës dhe sot gëzon shëndet të plotë bashkë më djalin e saj”, tha Manastirliu.

manastirliu

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u ndal edhe në spitalin e Burrelit, ku pa nga afër situatën në urgjencë dhe maternitet.

“Edhe në këto ditë të motit të vështirë, vijon patronazhimi nga mjekët e materniteteve të Tiranës në maternitetin e Burrelit, duke ju dhënë mundësi grave dhe vajzave të kësaj zone të marrin shërbimin afër vendbanimit. Investimet e nisura në infrastrukturë do të vijojnë edhe në këtë spital. Jemi duke përfunduar projektin dhe këtë vit nis një investim i rëndësishëm për rehabilitimin e spitalit të Burrelit, që do të sigurojë një standard të ri shërbimi për qytetarët”, tha Manastirliu.

manastirliu3

Nga Burreli ku vizitoi qendrën shëndetësore Komsi dhe spitalin e Matit, Ministrja garantoi qytetarët se, as furnizimi me medikamentet e nevojshme, as angazhimi i stafeve tona në qendra shëndetësore, spitale dhe urgjenca nuk do të mungojë në këto ditë të motit të keq. Manastirliu falemderoi ekipet mjekësore në vend për shërbimin e ofruar dhe gadishmërinë për tu shërbyer qytetarëve.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 20/03/2019 - 11:43

Gjatë paradites së sotme fermerët në qytetin e Lushnjes kanë dalë në protestë, për të kundërsht

Postuar: 20/03/2019 - 11:29

Ish deputetja e PD, Jorida Tabaku do dalë sot para gjykatës për tu përballur me padinë e kryemi

Postuar: 20/03/2019 - 11:16

Dy ditë pas ekzekutimit me 20 plumba të Jurgen Kurtit, policia ka shpallur në kërkim djalin e t

Postuar: 20/03/2019 - 11:06

Ditën e sotme po zhvillohet një protestë në Lushnje.

Postuar: 20/03/2019 - 10:57

Përmes një postimi në facebook, ambasada e SHBA në Tiranë ka listuar 10 fakte të rëndësishme mb