BREAKING NEWS

Partia Demokratike në zi, ndërron jetë funksionari demokrat, deputetja ndan lajmin e hidhur (EMRI+FOTO)

Partia Demokratike në zi, ndërron jetë funksionari demokrat,
x
BREAKING NEWS

Ja planet e dhunshme të Berishës për të marrë PD, skenar si në 1998 për të sulmuar selinë dhe larguar me forcë Bashën

Ja planet e dhunshme të Berishës për të marrë PD,
x
BREAKING NEWS

Ish-këshilltari i nxjerr të fshehtat Berishës, Grid Rroji: Franca po mbështet në prapavijë Saliun në luftën me SHBA, bashkë me Metën synojnë trazira

Ish-këshilltari i nxjerr të fshehtat Berishës, Grid Rroji: Franca
x
BREAKING NEWS

Rama fton Bashën të ulen në tryezë për vetingun në politikë, tregohet i gatshëm të dëshmojë në Komisionin Hetimor për 25 prillin

Rama fton Bashën të ulen në tryezë për vetingun në
x

Aktualitet

Maratona e Tiranës, nga 15 tetori do të ndalohet parkimi në këto rrugë të kryeqytetit

Maratona e Tiranës, nga 15 tetori do të ndalohet parkimi në

E diela e 17 tetorit ku do të zhvillohet Maratona e Tiranës do të jetë edhe një ditë pa makina.

Krahas ndalimit të qarkullimit të automjeteve për datat 16 dhe 17 tetor, Bashkia e Tiranës ka nisur njoftimin e drejtuesve të automjeteve për ndalimin e parkimit të automjeteve në rrugët ku do zhvillohet Maratona prej ditës së premte 15 tetor.

Sikurse mund të shihni edhe nga këto foto, punonjësit e Bashkisë së Tiranës kanë shpërndarë njoftimet tek të gjithë drejtuesit e mjeteve që të mos parkojmë duke filluar nga data 15 tetor në rrugën e Kavajës” (Seg.Bogdanët- Dedë Gjon Luli); rrugën “Ibrahim Rugova”; rrugën “Lekë Dukagjini”; rrugën “Papa Gjon Pali II”; bulevardin “Gjergj Fishta” (Seg Ibrahim Rugova-Astrit Balluku); bulevardin “Bajram Curri” (Seg Nazi Demi-Ibrahim Rugova); rrugën “George W.Bush” (Seg.i Rr.Elbasanit- Abdi Toptani) si dhe në bulevardin “ Dëshmorët e Kombit”. Gjithashtu, punonjësit e Bashkisë kanë mbuluar tabelat të cilat lejojnë qëndrimin ose parkimin e automjeteve gjatë këtyre ditëve.

Njoftimi i plotë për rrugët ku do ndalohet parkimi për drejtuesit e mjeteve: Të nderuar qytetarë, përdorues të vendparkimeve publike me /pa pagesë , ju njoftojmë se: Ditën e Premte, datë 15.10.2021 duhet të jenë të lira të gjitha vendparkimet për shkak të zhvillimit të aktivitetit “MARATONA TIRANËS 2021” e cila zhvillohet ditën e Diel datë 17.10.2021. Nevojitet që të keni lëvizur automjetet tuaja nga rrugët e poshtshënuara, në të kundërt jemi të detyruar t’i spostojmë automjetet me karroatrec. • Rruga “ Kavajës”( Seg.Bogdanët- Dedë Gjon Luli) • Rruga “Ibrahim Rugova” • Rruga “Lekë Dukagjini” • Rruga “Papa Gjon Pali II” • Bulevardi “Gjergj Fishta” (Seg Ibrahim Rugova-Astrit Balluku) • Bulevardi “Bajram Curri” (Seg Nazi Demi-Ibrahim Rugova) • Rruga “George W.Bush” (Seg.i Rr.Elbasanit- Abdi Toptani) • Bulevardi “ Dëshmorët e Kombit”

Maratona e Tiranës, nga 15 tetori do të ndalohet parkimi në