Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Mark Frroku dënohet me 7.6 vite burg, por shpallet i pafajshëm për vrasjen në Belgjikë

Postuar: 21/04/2017 - 13:02

Ish-deputeti kristiandemokrat Mark Frroku është dënuar nga Gjykata e Tiranës me 7.6 vite burg për akuzën e pastrimit të parave, fshehjes së pasurisë dhe ndërtimit pa leje.

Ndërsa sa i përket akuzës së vrasjes në Belgjikë në vitin 1999, Mark Frroku është shpallur i pafajshëm me arsyetimin se nuk ka prova të mjaftueshme.

Gjatë seancës ku u dha vendimi gjyqësor, Mark Frroku nuk ishte i pranishëm në sallë. Ai përfaqësohej nga avokatët e tij. Këta të fundit, në përfundim të seancës, u shpreh të lumtur që akuza e vrasjes u rrëzua, por thanë se do ta apelojnë vendimin.

Theksojmë se Prokuroria kishte kërkuar 25 vite burgim për Mark Frrokun, por gjykata dha vetëm 7.6 vite burg. Ish-deputeti i mazhorancës socialiste ndodhet në paraburgim prej dy vitesh. 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 6

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 27/05/2017 - 07:54

Policia e kryeqytetit, në sajë të operacionit të koduar me emrin “Përsëritësi”, ka shkatërruar një grup shpërndarësish të lëndëve narkotike. Në pranga janë vënë katër persona, dy të tjerë janë shpallur në kërkim, ndërsa dy të tjerë po hetohen në gjendje të lirë.

Postuar: 27/05/2017 - 07:52

Vrasja e dyfishtë në Vlorë ende nuk është zbardhur nga policia, ndërsa ekspertët kriminalistë kanë gjetur disa gjurmë në mjetin që dyshohet se u përdor nga atentatorët, të cilat

Postuar: 27/05/2017 - 07:51

Prokuroria e Tiranës ka pushuar hetimet ndaj Robert Kullës, i cili dyshohej për grabitjen e 190 milionë lekëve të vjetra në një bankë të nivelit të dytë në zonën e ish- Bllokut

Postuar: 26/05/2017 - 22:08

Gjykata ka dhënë sot masën e sigurisë “arrest me burg” për drejtorin e shkollës së mesme “Babë Dudë Karbunara” në Berat, Yzedin Hajdaraj.

Postuar: 26/05/2017 - 22:00

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Durrësit. Mësohet se një automjet me shpejtësi ka humbur kontrollin duke u futur brenda një lokali.

Postuar: 26/05/2017 - 20:49

Një 37 vjeçar shqiptar është shpallur në kërkim nga Policia gjermane pasi cilësohet si i rrezikshëm.

Postuar: 26/05/2017 - 20:27

Një vajzë nga Vlora ka denoncuar dje në polici një djalë të cilin e kishte njohur në “Facebook”, se e ka shfrytëzuar si prostitutë.