BREAKING NEWS

Trump mbyll përgjithmonë marrëdhëniet me OBSH, mbështeti Kinën dhe u angazhua kundër presidentit amerikan

Trump mbyll përgjithmonë marrëdhëniet me OBSH,
x

Aktualitet

Marrëveshje e rëndësishme! Ambasada në Athinë jep njoftimin për të gjithë qytetarët shqiptarë që jetojnë në shtetin fqinj

Marrëveshje e rëndësishme! Ambasada në Athinë jep

Ambasada e Shqiperise ne Athine njofton se përmes Vendimit Ministror të publikuar me ΦΕΚ Β’ 1923/19-05-2020, miratohen procedurat teknike dhe jepen udhëzimet për zbatimin e Marrëveshjes për Njohjen e Ndërsjellë të Lejeve të Drejtimit të nënshkruar midis Republikës së Shqipërisë dhe Republikës Helene, të miratuar më parë nga Republika Helene përmes Ligjit 4657/2020, të publikuar në Fletoren Zyrtare nr. 19, vëllimi A, i datës 31 janar 2020. 

Për të pasur një kuptim më të qartë për detajet e Vendimit të ri dhe dispozitat për çdo kategori patentash, klikoni linkun e ΦΕΚ-ut të ri si vijon: bit.ly/2XlBHQG 

Qytetarët shqiptarë që jetojnë në Greqi duhet të kryejnë procedurat për konvertimin e lejeve të drejtimit pranë organeve kompetente greke, që sipas nenit 6-të të Marrëveshjes, janë Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit – Drejtoria e Trafikut dhe Sigurisë Rrugore, dhe Drejtoritë e Transportit dhe Komunikimit të Rajoneve të Njësive Rajonale (Υπουργείο Υποδομών και Μεταφορών – Διεύθυνση Οδικής Κυκλοφορίας και Ασφάλειας και οι Περιφερειακές Διευθύνσεις Μεταφορών και Επικοινωνιών των Περιφερειών), të cilat janë informuar për proçedurat përkatësisht me qarkore nga Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit.