Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

MAS sqaron maturantët: Ja ku duhet të informoheni për paqartësitë

Postuar: 08/09/2016 - 15:16

Ministria e Arsimit fton maturantët të kanalizojnë pakënaqësitë e tyre në rrugë institucionale.

Përmes një njoftimi për mediat, Ministria e Arsimit dhe Sportit bën me dije se pranë fakulteteve të institucioneve të arsimit të lartë janë ngritur dhe funksionojnë zyrat e informimit të maturantëve.

Këto zyra janë të ngarkuara të informojnë çdo maturant për proçesin e regjistrimit në programet e ciklit të parë të studimeve në Institucionet e Arsimit të Lartë, për vitin akademik 2016 – 2017.

Ministria e Arsimit dhe Sportit fton të gjithë maturantët të cilët kanë paqartësi dhe pyetje në lidhje me proçesin e regjistrimit apo kriteret e shpallura në institucionet e arsimit të lartë të drejtohen në këto zyra informimi për të sqaruar çdo paqartësi.

Maturantët të cilët nuk kanë rezultuar fitues në listat paraprake të Universiteteve protestuan sot për të dytën ditën me rradhë kundër formulës së përzgjedhjes.

Ata kërkuan rikthimin e  sistemit të vjetër meritë-preferencë.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 18/10/2019 - 22:13

Gjykata italiane ka vendosur të dënojë me 5 vjet burg një shqiptar, i cili ishte kapur në flagrancë me 27 kg kokainë.

Postuar: 18/10/2019 - 21:33

11-vjeçari Alvin Berisha, djali nga Shqipëria i cili kishte mbetur në kampet e ISIS ka humbur gju

Postuar: 18/10/2019 - 20:51

Një makinë është përmbysur në Tiranë, ndërsa raportohet se ka edhe të plagosur.

Postuar: 18/10/2019 - 19:46

Tetori po mbyllet me temperatura të larta, madje ka nga ata që kanë zgjedhur edhe bregdetin për t

Postuar: 18/10/2019 - 19:40

Prokurori Besnik Muçi është betuar si anëtar i Gjykatës Kushtetuese pasditen e sotme përpara Pres

Postuar: 18/10/2019 - 14:45

Një mjet tip ‘Benz’ me targa gjermane shpërtheu mëngjesin e sotëm në rrugën “Si