Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Masakër në Itali, refuzoi seksin treshe me dy djem, i riu vritet me thika dhe çekiç

Masakër në Itali, refuzoi seksin treshe me dy djem, i riu vritet me thika dhe çekiç

Postuar: 07/03/2016 - 17:17

Një 23-vjeçar është masakruar dy ditë më parë në një apartament në Romë, në përfundim të një feste me miqtë, ku kishin përdorur alkool dhe drogë.
 
Sipas mediave në Itali, viktima Luca Varani është gjetur i zhveshur, i masakruar me thikë dhe çekiç, ndërsa policia ka identifikuar autorët e krimit, dy shokët e tij, Manuel Foffo 29 vjeç, pronari i apartamentit ku ishte organizuar festa dhe Marco Prato 30 vjeç, i njohur në Romë për organizimin e festave mes homoseksualëve.
 
Menjëherë pas ngjarjes, Marco Prato ka tentuar të vetëvritet dhe ndodhet në spital, ndërsa Manuel Foffo është vetëdorëzuar në polici.
 
Sipas hetimeve të para, policia dyshon se 23-vjeçari është vrarë, pasi ka refuzuar të kryente marrëdhënie seksuale me dy shokët e tij.
 
Në fakt Luca Varani nuk ishte homoseksual. Ai kishte një histori dashurie me një vajzë prej rreth 8 vjetësh. Edhe në faqen e tij në “Facebook”, 23-vjeçari postonte shpesh shprehje kundër homoseksualëve, si “Zoti nuk krijoi Adamin dhe Claudion” apo “JO martesave gay, rroftë familja”.
 
Njëri prej autorëve të krimit, Manuel Foffo, deklaroi në polici se e kishin kryer vrasjen nën efektin e drogës, thjesht për të ndjerë emocionet e një vrasjeje.
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 05/12/2019 - 15:51

Këshilli Bashkiak i Tiranës ka pranuar akt-konstatimin e Institutit të Ndërtimit që e shpall të pabanueshme Godinën nr.15 në Qytetin Studenti, si pasojë e tërmetit të 26 nëntorit dhe ka vendosur që ta shembë atë për t

Postuar: 05/12/2019 - 15:51

Kuvendi ka zgjedhur sot Kryeprokurorin e ri të Përgjithshëm, Olsian Çela.

Postuar: 05/12/2019 - 15:23

Olsian Çela është zgjedhur kryeprokurori i ri i Shqipërisë.

Postuar: 05/12/2019 - 14:59

Tre qytetarë që mbetën të plagosur rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit po kurohen jashtë shtetit.

Postuar: 05/12/2019 - 14:51

Mbrëmjen e djeshme Tepelena u trondit nga një atentat ndaj dy vëllezërve Artan dhe Artur Bresha.

Postuar: 05/12/2019 - 14:33

Ka mbërritur ditën e sotme në pikën kufitare të Kapshticës një autokolonë me ndihma si çadra dhe