BREAKING NEWS

Operacioni i SPAK u dekonspirua? “Informatorë në polici e prokurori”, gazetari Artan Hoxha tregon prapaskenat dhe çfarë u fsheh: Bosët e krimit janë sinjalizuar që mos të jenë në banesat e tyre

Operacioni i SPAK u dekonspirua? “Informatorë në polici e
x
BREAKING NEWS

Blenë karburante bashkë, Dumani rrëfen si u vra Ervis Deda nga miku i tij i ngushtë dhe borxhi me shuma marramendëse i pashlyer: Gjithçka ndodhi për një vajzë. Zbardhen detajet e rënda për vrasjen e bujshme

Blenë karburante bashkë, Dumani rrëfen si u vra Ervis Deda nga
x
BREAKING NEWS

“E kishte tradhtuar me shokun e ngushtë”, Dumani trondit me rrëfimin e tij për avokatin e njohur të vendit tonë, tregon planin e frikshëm që i kishte përgatitur partneres: Na dha 120 mijë euro t’i vrisnim ish gruan

“E kishte tradhtuar me shokun e ngushtë”, Dumani trondit me
x
BREAKING NEWS

A do bashkëpunosh me Sali Berishën? Ilir Meta thyen heshtjen dhe tregon çfarë pritet

A do bashkëpunosh me Sali Berishën? Ilir Meta thyen heshtjen dhe
x
BREAKING NEWS

Gazetari i njohur kontaktohet LIVE në emision nga Florenc Çapja, ja çfarë i thotë për Nuredin Dumanin

Gazetari i njohur kontaktohet LIVE në emision nga Florenc Çapja, ja
x
BREAKING NEWS

“Ata që s’janë kapur janë emrat më sinjikativët”, Artan Hoxha zbulon detaje nga operacioni i SPAK: Bosët e krimit me buxhet të madh, kanë informator brenda sistemit në polici dhe...

“Ata që s’janë kapur janë emrat më
x
BREAKING NEWS

E kanë vrarë?! Artan Hoxha plas “BOMBËN”: Nuk besoj se do kemi më mundësi të shikojmë Talo Çelën

E kanë vrarë?! Artan Hoxha plas “BOMBËN”: Nuk besoj
x
BREAKING NEWS

Artan Hoxha tregon emrin e personit që do të ekzekutohej nga Nuredin Dumani ditën që u plagos: Nuk kemi pse ta mbajmë më të fshehtë

Artan Hoxha tregon emrin e personit që do të ekzekutohej nga Nuredin
x

Aktualitet

Masakra e Lushnjes me 2 viktima, Gjykata e Posaçme dënon me burg përjetë Orges Bilbilin dhe Anterio Kaloshin

Masakra e Lushnjes me 2 viktima, Gjykata e Posaçme dënon me burg

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dënuar me burg përjetë Orges Bilbilin dhe Anterio Kaloshin. Duke pranuar kështu kërkesën e SPAK, që kërkoi në dhjetor të vitit 2021 dënimin me burgim të përjetshëm për Bilbilin dhe Kaloshin. Dy të dënuarit akuzohen për vrasjen e dy personave, Jurgen Hoxhës dhe Zamir Latifit në vitin 2017 në masakrën e Lushnjes. Ndaj Bilbilit dhe Kaloshit rëndojnë akuzat për kryerjen e veprave penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Grup i strukturuar kriminal”. Për dy të arrestuarit u rrëzua akuza për atentat ndaj nipit të Aldo Bares, Xhulio Shkurti. Akuzat u rrëzuan për shkak se ishin të pabazuara në prova që mund të implikonin Bilbilin dhe Kaloshin në ngjarje. “Pushimin e akuzës penale kundër të pandehurit Orgest Bilbili, për veprën penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë, në dëm të viktimës Xhulio Shkurti, kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 78, paragrafi i dytë e 22, në lidhje me nenin 28, pika 4 të Kodit Penal, pasi ndjekja penale nuk duhet të fillonte. Pushimin e akuzës penale kundër të pandehurit Anterio Kaloshi, për veprën penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë, në dëm të viktimës Xhulio Shkurti, kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 78, paragrafi i dytë e 22, në lidhje me nenin 28, pika 4 të Kodit Penal, pasi ndjekja penale nuk duhet të fillonte”, thuhet në njoftimin e GJKKO. Kujtojmë që Orges Bilbili u vu në pranga në prill të vitit 2020 në zonën e Xhamllikut pas një përplasje me armë me një efektiv policie. Si pasojë e përplasjes mbeti i plagosur vetë Bilbili, i cili tentoi të largohej dhe u qëllua në këmbë nga efektivi i policisë. Për këtë ngjarje Orges Bilbili u dënua nga Gjykata e Tiranës me 5 vite burg. Ndërsa Anterio Kaloshi u arrestua në gusht të 2020 pasi së bashku me disa persona të tjerë kanë qëlluar me armë në drejtim të hotel “Voloreka” në Pogradec.

Masakra e Lushnjes

Më 11 tetor të viti 2017, Lushnja u trondit nga një atentat në qendër të qytetit. Nga sulmi dy persona mbetën të plagosur si dhe u ekzekutuan Jurgen Hoxha dhe Zamir Latifi. Dy viktimat kanë qenë të ulur në një bar-kafe në lagjen “Loni Dhamo”, në kohën kur ndaj tyre është qëlluar nga një automjet në lëvizje me breshëri kallashnikovi. Në vendin e krimit u gjetën më shumë se 40 gëzhoja dhe një armë tip pistolete, e dyshuar që i përkiste njërit prej viktimave. Pas sulmit nga policia u gjet i djegur një automjet tip “Benz”, që rezultoi të ishte vjedhur në Kamëz, brenda të cilit gjendeshin tre armë zjarri. Nga kamerat e sigurisë u konstatua që në mjet ndodheshin tre persona. U arrit të identifikoheshin dy prej të dyshuarve, Orges Bilbili dhe personi i shpallur në kërkim L.Haxhiu. Shënjestra e atij atentati, Xhulio Shkurti u largua nga lokali ku ishin viktimat pak minuta para se të ndodhte sulmi. Shkak i sulmit rezultoi të ishte konflikti mes familjeve Shkurti dhe Haxhiu.

Më të lexuarat