BREAKING NEWS

Ja dosja e re që rrezikon Edi Ramën, marrëdhënia me kinezin Patric HO që i hapi ekspozitë dhe pazaret Duçka-McGonigal me biznesmenin e goditur nga SHBA

Ja dosja e re që rrezikon Edi Ramën, marrëdhënia me kinezin
x
BREAKING NEWS

“Senatorët” e PS i dalin kundër Edi Ramës për tradhtinë ndaj Kosovës dhe lojërat me serbët, lëvizja kundër Albin Kurtit e dyshimtë, kërkojnë mbështetje për kryeministrin kosovar

“Senatorët” e PS i dalin kundër Edi Ramës për
x
BREAKING NEWS

Gazetari gjerman ironizon Ramën: Kryeministri më i mirë që ka pasur Serbia që nga koha e Nikola Pashiç

Gazetari gjerman ironizon Ramën: Kryeministri më i mirë që
x
BREAKING NEWS

Universiteti i Tiranës në top listën e 30 universiteteve më të mira në Shqipëri

Universiteti i Tiranës në top listën e 30 universiteteve më
x
BREAKING NEWS

Britanikët i tregojnë prangat Sali Berishës, ambasadori King Smith kërkon të nisë hetimi penal ndaj të korruptuarve, thirrje autoriteteve të vihen në lëvizje për vendimet e Londrës

Britanikët i tregojnë prangat Sali Berishës, ambasadori King
x
BREAKING NEWS

Romeo Kara zbardh për herë të parë provat përvëluese që do fundosin Metën për aferën “CEZ-DIA”, ja dëshmitë që ka në duar SPAK, roli i Sali Berishës dhe lëvizja e papritur e Ismailajt që mund “të hedhë në erë” hetimet

Romeo Kara zbardh për herë të parë provat
x
BREAKING NEWS

Altin Dumani e konfirmon, SPAK nis hetimin për kullën e Zenit të Berishës në mes të Tiranës, caktohet prokurori i çështjes, ja provat nga dosja që rrezikojnë të fundosin pushtetarë të lartë dhe biznesmenë të njohur, zbardhen emrat që po hetohen...

Altin Dumani e konfirmon, SPAK nis hetimin për kullën e Zenit të
x
BREAKING NEWS

Dosjet e korrupsionit mbushin zyrat e SPAK, SHBA mesazh kërcënues politikës shqiptare për ditët e zeza që po trokasin

Dosjet e korrupsionit mbushin zyrat e SPAK, SHBA mesazh kërcënues
x

Aktualitet

Masakra e Lushnjës në 2017, Apeli i GJKKO konfirmon burg përjetë për Orgest Bilbilin e Anterio Kaloshin, fajtorë edhe për atentatin ndaj nipit të Aldo Bares

Masakra e Lushnjës në 2017, Apeli i GJKKO konfirmon burg

Apeli i GJKKO ka dënuar dje përfundimisht me burgim të përjetshëm Orgest Bilbilin dhe Anterio Kaloshin, të shpallur fajtor për vrasjen e Zamir Latifit dhe Jurgen Hoxhës, si dhe plagosjen e Bujar Turkut dhe Marius Xhepexhiut, në Lushnjë në 2017. Me pak ndryshime Apeli ka rikonfimuar kështu dënimin maksimal për 2 të akuzuarit. Ndërkohë Apeli GJKKO i ka dënuar edhe me nga 25 vite burg për atentat ndaj Xhulio Shkurtit, nipi i Aldo Bares, duke ndryshuar kështu vendimin e shkallës së parë që pushoi çështjen. Bilbili dhe Kaloshi u dënuan si autorë të masakrës së Lushnjes, ku vranë Zamir Latifin dhe Jurgen Hoxhën në 11 tetor 2017, por u shpëtoi shënjestra, Xhulio Shkurti, nipi i Aldo Bares, kreu i bandës së Lushnjës. Veç akuzës së vrasjes në rrethana cilësuese të një ose më shumë personave, Bilbili dhe Kaloshi akuzohen për “Kryerjen e veprave penale në kuadër të grupit kriminal”, 'Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit' si dhe 'Prishja e qetësisë publike'. Kujtojmë se Anterio Kaloshi u arrestua në 13 gusht 2020, pasi bashkë me disa persona të tjerë kishin qëlluar me armë zjarri në drejtim të hotel 'Volorekës' në Pogradec, ndërsa ishte shpallur në kërkim për masakrën e Lushnjës. Ndërkohë Orgest Bilbili u kap në 10 prill 2020 në zonën e Xhamllikut në Tiranë, i cili u plagos nga polici, pasi tentoi të largohej.

Si ndodhi ngjarja?

Për masakrën e Lushnjës bashkë me Bilbilin dhe Kaloshin, akuzohet edhe një person i tretë Laert Haxhiu i cili vijon të jetë në kërkim nga policia. Sipas hetuesve shënjestër ishte nipi i Aldo Bares, Xhulio Shkurti, por ai arriti t’u shpëtoi plumbave në lokal pasi u ngrit nga tavolina pak minuta më herët, ndërsa viktimë mbetën Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha si dhe u plagosën Marjus Xhepexhiu dhe Bujar Turku.

Kush është Orgest Bilbili?

Në tetor 2019, Orgest Bilbili së bashku me Lart Haxhiun, vranë Besmir Hidën 40 vjeç, baba i dy fëmijëve, i cili u ekzekutua në qendër të qytetit të Lushnjes teksa ishte duke pirë kafen në katin e dytë të një lokali. Po ashtu ai është i përfshirë edhe për ngjarjen e 11 shtatorit 2017 pranë policisë së Lushnjes ku humbën jetën Jurgen Hoxha dhe Samir Latifi. Bilbili njihet si bashkëpunëtori i Laert Haxhiut në vrasjet e Lushnjes në 2017, rezulton se është dënuar me 7 vite e 4 muaj burgim për trafikim lëndësh narkotike. Bashkë me Haxhiun, Orges Bilbili është i dyshuar edhe për atentatin, ku u plagosën Xhulio Shkurti (nipi i Aldo Bares) dhe Sajmo Xhelili, ndërsa ka qenë i përfshirë edhe në dosjen e pilotit italian të drogës Giorgo Riformato.

Gjyqi për Shullazin

Ndërkohë procesi për Emiliano Shullazin dhe të pandehurit e tjerë është shtyrë dje. Sipas informacioneve, vendimi ka ardhur pasi do t’u jepet kohë avokatëve për të pyetur dhe ballafaquar me të penduarin Luftar Reçi. Gjykata e Posaçme, GJKKO, ka vendosur që të zhvillojë dje me dyer të mbyllura procesin ndaj Emiljano Shullazit, Indrit Rusit, Indrit Taullai, Lulzim Berisha, Plarent Dervishaj, Viktor Imeraj, të cilët do të përballen me Luftar Reçin, ky i fundit do të pyetet në cilësinë e dëshmitarit. Më herët Luftar Reci kundërshtoi përballjen live me Shullazin dhe anëtarët e tjerë të bandës së tij. Vetë Reçi përmes një letre nga burgu, i ka kërkuar gjykatës të dëshmonte përmes “Skype”. Të pandehurit akuzohen për vrasjen e Klodian Saliut dhe Vajdin Lamaj. Ndërkohë, avokati i Plarent Dervishaj tha se nuk ka arsye që të zhvillohet proces i mbyllur. “S’ka asnjë arsye të zhvillohet proces i mbyllur. S’ka të dhëna sekrete, pasi dëshmia e Reçit është e rremë”, tha avokati. I kundërt ka qenë argumenti i avokatja e Shullzit, i cili ka qenë pro vendimit të GJKKO. “Procesi me dyer të mbyllura. Mjaft me publicitet!”, tha përfaqësuesja ligjore e Shullazit. Po ashtu ai ka theksuar dërgimi i tij në gjykatë mund të jetë i rrezikshëm, teksa në dëshminë e tij ka thënë: “Ardhja ime në gjykatë është si të dërgosh qengjin mes ujqërve”. “Nuk kam më mundësi e as fuqi të paraqitem në gjyq. Kam ardhur 5 herë dhe gjyqi është shtyrë. Unë jam paraqitur për respekt të drejtësisë. Jam i sëmurë prej vitesh me diabet dhe probleme të tjera shëndetësore. Kërkoj të dëshmoj me skype. Nëse avokatët kanë dyshime, të jenë prezentë tek unë dhe 2-3 gazetarë. Kam arsye shëndetësore dhe sigurie vajtje-ardhje. Ardhja ime në gjykatë është si të dërgosh qengjin mes ujqërve”, thuhej në deklaratën e Reçit.

Më të lexuarat