BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Aktualitet

Masakra e Matit/ I mbijetuari zbulon detaje tronditëse nga ngjarja: Do ta shihni se kush jam unë!

Masakra e Matit/ I mbijetuari zbulon detaje tronditëse nga ngjarja: Do ta

Pavarësisht se mori dy plumba, Astrit Hani fatmirësisht i mbijetoi masakrës së djeshme në Mat, ku një 51-vjeçar vrau me kallashnikov 3 punonjës të bashkisë Mat. Shkak i krimit të 3-fishtë u bë rruga e fshatit Shëlli, ku këta punonjës po kryenin punime.

“BalkanWeb” ka siguruar dëshminë e Astrit Hanit, i cili ndodhet i shtruar në spitalin e Burrelit, ndërsa ka marrë 2 plumba në kofshën e djathtë. Në një gjendje tejet të rënduar psikologjike por jashtë rrezikut për jetën, Hani tregoi minutat e tmerrit, kur pa se si Kujtim Koxha, ish-kryetar i PS për këtë zonë, qëllonte me breshëri automatiku tre kolegët e tij dhe atë vet.

Ai tha se dy orë para ngjarjes autori i krimit kishte pirë raki me një nga viktimat, Hamit Buçin. Madje Hani shokon me dëshminë e tij, ndërsa shton se babai i një prej viktimave, (Mentor Hoxhës), i kishte lënë porosi pronarit të lokalit që ta qeraste Hoxhën me një gotë raki nga ana e tij.

“Kujtimi ishte dy orë para ngjarjes në atë lokal. Ishte ulur bashkë me Hamit Buçin. Pak më vonë, babai i një nga viktimat, Mentor Hoxhës, e qerasi me një dopio raki Kujtimin dhe më pas u largua. Aty ishin të gjithë punonjësit e bashkisë, edhe shoferët e makinave dhe varrmihës, po punonin për rrugën. Unë isha poshtë makinës (shoferi i një prej mjeteve të bashkisë) se po e shihja se dha një defekt, dhe pash që Kujtimi po debatonte me viktimat. Dëgjova që u thoshte “Jam unë këtu, jo ju” dhe kur iku i ofendoi. Madje ai tha; ‘do ta shihni për pak se kush jam unë”, -tha i mbijetuari.

Më tej Hani pohoi se gjithçka ndodhi gjatë kohës që ata ishin të gjithë duke ngrënë drekë, ndërsa autori i ngjarjes ishte larguar prej aty 20 minuta më parë.

Hani rrëfeu edhe skenën e tmerrshme se si ndodhi ngjarja, kur Kujtim Koxha u shfaq në derën e lokalit, ku më parë kishte pirë me një nga viktimat.

“U largua për 20 minuta, se aq siç duket e kishte shtëpinë larg prej aty. U fut në derë me automatik, dhe një çantë në dorë. Të parin qëlloi Mentor Hoxhën dhe më pas hapi zjarr me automatik tek të tjerët. Vëllai i pronarit të lokalit që ishte tek banaku, pas dere e kapi nga duart dhe i ngriti automatikun lartë dhe plumbat prekën tavanin. Po mos të kishte qenë ai do ishin 13 viktima brenda në lokal”, tha Hani.

Po ashtu “BalkanWeb” ka arritur të mësojë të tjera detaje rreth ngjarjes, ndërsa pohon se Koxha ishte një person me problematik në fshatin e tij. Raportohet se para disa ditësh Koxha kishte qenë në spital, pasi ishte plagosur me thikë nga vëllai i tij pas një konflikti. 51-vjeçari kishte qëndruar i shtruar për disa ditë në spitalin e Burrelit.

Mes të tjerash bëhet e ditur se Koxha kishte shkuar në vendin ku ndodhi krimi me një automatik me një karikatorë të mbushur, dhe një tjetër e kishte e mbante në xhep. Fatkeqësisht nga breshëria e plumbave Mentor Hoxha ndërroi jetë në vend, ndërsa Erzen Aliaj dhe Hamit Buçi vdiqën në spital. Sakaq, policia arrestoi autorin rreth dy orë pas ngjarjes, ndërkohë që familja e tij është marrë në mbrojtje për shkak të frikës nga një hakmarrje e mundshme nga familjet e tre viktimave.

Më të lexuarat