BREAKING NEWS

Ndryshim drastik i temperaturave, çfarë pritet të ndodhë me motin ditën e nesërme

Ndryshim drastik i temperaturave, çfarë pritet të ndodhë
x
BREAKING NEWS

Frrok Çupi zbulon emrat e bujshëm që janë hequr qafe nga politika dhe i nxjerr në shesh të gjitha: Azem Hajdari më tha se ‘o do ta vras Berishën, o do më vrasë’, Ilir Meta donte të ekzekutonte Becchettin për 2  milionë euro, ja si e helmuan me kafe amb...

Frrok Çupi zbulon emrat e bujshëm që janë hequr qafe nga
x
BREAKING NEWS

Çfarë po ndodh? Dy shpërthime në Tiranë/ I vendoset eksploziv dy banesave, policia zbardh detaje

Çfarë po ndodh? Dy shpërthime në Tiranë/ I vendoset
x
BREAKING NEWS

Shtohen telashet për Ilir Metën, Kuvendi i kërkon Autoritetit të Dosjeve të publikojë emrat e ish-sigurimsave që janë pjesë e Administratës Publike

Shtohen telashet për Ilir Metën, Kuvendi i kërkon Autoritetit
x
BREAKING NEWS

Zbardhen prapaskenat “bombë”, ja pse Berisha i nxori Metës dosjen e spiunit, dekretimi i Begajt, flirtet me Ramën dhe ambasadoren Kim xhindosën kreun e “Foltores”

Zbardhen prapaskenat “bombë”, ja pse Berisha i nxori Metës
x
BREAKING NEWS

Detaje nga plagosja në Fushë-Krujë/ Zbardhet shkaku pse nisi sherri mes autorit dhe 55-vjeçarit ku agravoi në përdorimin e armëve. Reagon Policia

Detaje nga plagosja në Fushë-Krujë/ Zbardhet shkaku pse nisi
x
BREAKING NEWS

Ballkani era “barut”, zbardhet plani djallëzor që po përgatit Vuçiç bashkë me Putin për Kroacinë, paralajmërohen trazira, ja si situata mund të përshkallëzohet në konflikt të armatosur

Ballkani era “barut”, zbardhet plani djallëzor që po
x
BREAKING NEWS

Skenari i frikshëm në tryezën serbo-ruse, “vijat e kuqe” mes SHBA-së dhe Rusisë mund të ndezin Kosovën, Putin kërkon gjakderdhje në Ballkan

Skenari i frikshëm në tryezën serbo-ruse, “vijat e
x

Aktualitet

Masakra me tre shqiptarët në mes të Athinës, identifikohet viktima e dytë (EMRI+FOTO)

Masakra me tre shqiptarët në mes të Athinës, identifikohet

Mediat greke vijojnë të zbardhin të tjera detaje nga ngjarja e rëndë e një nate më parë në Athinë, ndërsa policia njoftoi se bëhet fjalë për një përplasje mes bandave shqiptare, ku mbetën të vdekur 3 persona. Tre të tjerë u plagosën përfshirë edhe dy efektivë policie, ndërsa 6 persona u arrestuan, bashkë me ta edhe një grua, protagoniste në ngjarje.

Masakra me tre shqiptarët në mes të Athinës, identifikohet

I pari i identifikuar prej viktimave ishte 48-vjeçari Andon Tefi i cili udhëtonte bashkë me një grua në një automjet tip Mercedes. Ka qenë pikërisht ky, që ka hapur zjarr i pari ndaj personave të grupit tjetër, ekzaktësisht ndaj një personi mbi motorr.

Masakra me tre shqiptarët në mes të Athinës, identifikohet

Personi i dytë i mbetur viktimë e kësaj ngjarjeje sipa mediave greke është Gëzim A, 46 vjeç që besohet se ka qenë në fakt edhe personi më problematik në këtë histori.  Sipas medias greke ai kishte precedentin më të rëndë penal nga të gjithë personazhet e tjerë që terrorizuan kryeqytetin grek.

Media greke neësit.gr ka publikuar foto të 46-vjeçarit (i dyti prej viktimave) me të cilin ka folur më herët Andon Tefi, shqiptari që ishte në “Mercedes-Benz”.

Besohet se Tefi me origjinë nga qyteti i Korçës, njëherësh pronari i një servisi, ka negociuar për të bërë takimin me viktimën 46-vjeçare. I vdekur në këtë ngjarje mbeti edhe një 23-vjeçar që u perplas me makinë 2 herë.

Ngjarja

Gjatë orëve të mbrëmjes, dje, në zonën e Patisias  48-vjeçari shqiptar që drejtonte makinën “Mercedes”, me pasagjere bashkëkombasen e tij 43-vjeçare, ka qëlluar mbi një grup të huajsh (gjithsej 7), të cilët lëviznin me një motor dhe dy makina pasagjerësh, ndërsa me makinë ka tërhequr zvarrë njërin prej tyre 23-vjeç, i cili ishte pasagjer në një nga kundërshtarët.

 Nga plumbat ka rënë i vdekur 46-vjeçari që drejtonte motorin, ndërsa i plagosur ka mbetur edhe djali i tij 22-vjeçar, i cili drejtonte makinën e pasme me pasagjerin 23-vjeçar. Më pas 43-vjeçarja që udhëtonte në Mercedes, ka marrë timonin e makinës dhe ka goditur për herë të dytë 23-vjeçarin, i cili tashmë ishte i plagosur në rrugë dhe i cili dha frymën e fundit në spital. 48-vjeçari është larguar nga vendi i ngjarjes në këmbë dhe nën kërcënimin e armës, i ka marrë një makinë shoferit  të një Toyota Yaris dhe është nisur drejt zonës së Açarnit.

Më pas, në Agioi Anargyrou, ai ka hyrë në një lokal dhe i ka marrë paratë pronarit, nën kërcënimin e armës. Duke dalë nga dyqani, ai është pikasur nga policia e veprimit të menjëhershëm që po e kërkonte dhe e njohu nga përshkrimet. Policët kanë tentuar ta vënë nën kontroll, por 48-vjeçari, duke parë makinën e patrullës, ka qëlluar drejt tyre, duke plagosur njërin në gjoks dhe këmbë dhe të dytin në këmbë. Policia është kundërpërgjigjur duke e plagosur për vdekje. Deri më tani janë sekuestruar dy pistoleta, 3 makina dhe një motoçikletë dhe pesë persona të tjerë janë futur dhe po merren në pyetje.

 

Më të lexuarat