
Deputeti i PS Bujar Çela paralajmëron arrestimin e Sali Berishës, ja kush është bashkëpunëtori i ngushtë me 3 dosje në SPAK që mund të hapë “Kutinë e Pandorës” për ish-kryeministrin

Ilir Meta i sëmurë, ish-presidenti përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg

Berisha paralajmëron trazira, rezistencë dhe protesta pa mbarim deri në rrëzimin e qeverisë, kreu i “Foltores” shton kërcënimet ndaj SPAK

Edi Rama bashkëpunoi me Sali Berishën për pronat e Malltezit, “Zëri i Amerikës” zbardh skenarin si kryeministri i dha miliona euro pasuri dhëndrit të kreut të “Foltores”

Ylli Meçe e cilëson Ballin Kombëtar organizatë tradhtarësh dhe zbardh skandalet e ballistëve, ja mesazhi për Alimadhin dhe faktet që tregojnë se partizanët çliruan Shqipërinë nga nazistët e fashistët

Edi Rama feston 28 Nëntorin si avokat i Vuçiçit dhe armik i pamëshirshëm i Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare

Kaosi me pronat, Myrshit Vorpsi akuzon qeverinë se po masakron pronarët dhe tregon çfarë fshihet pas indeksimit, shoqata paralajmëron padi në Gjykatën Kushtetuese

Nga rritja e pagave për mjekët, tek investimet e reja, prioritetet e ministres Koçiu për Shëndetësinë dhe Mbrojtjen Sociale

Masakra në ‘Don Bosko’, Klodiana Lala zbardh prapaskenat dhe hedh dyshime të forta: Sulmi në lokal ishte shenjë hakmarrje nga Ervis Martinaj

Shkruar nga SOT.COM.AL 14 Mars 2023

Atentati në Don Bosko me një grua të vrarë dhe gjashtë të plagosur, sipas gazetaret Klodiana Lala, dyshohet të jetë kryer për motive hakmarrje ndaj vrasjeve të ndodhura në Tiranë, Fushë-Krujë, Laç e Lezhë, ku në shënjestër ishin njerëzit e Ervis Martinaj, të cilët u ekzekutuan njëri pas tjetrit përgjatë dy viteve të fundit.
Këto janë dyshimet e forta të policisë që po heton për identifikimin e autorëve të masakrës së ndodhur mbrëmjen e së dielës, ku dy persona të armatosur me kallashnikov, qëlluan me breshëri mbi lokalin në pronësi të Fatjon Muratit dhe vëllezërve të tij që ndodhet në rrugën Anastas Shundi.
Policia po heton disa nga njerëzit që kanë patur miqësi dhe lidhje me mbretin e lojërave të fatit, dhe prej zhdukjes pa gjurmë të Ervis Martinaj, ata ishin tërhequr dhe nuk shfaqeshin në publik. Ka dyshime të forta që ata janë riorganizuar gjatë këtyre muajve për të goditur në shenjë hakmarrje kundërshtarët e tyre. Megjithatë, asnjëri prej këtyre personave të skeduar nuk janë shoqëruar dhe sipas sistemit TIMS të paktën njëri prej tyre rezulton jashtë, por hetuesit thonë se ai mund të jetë kthyer sërish në fundjavë nga ky mund të kalojë pa u regjistruar.
Ndërkohë, shënjestra e atentatit, Fatjon Murati, i cili do të duhet të ishte në ‘arrest shtëpie’ është arratisur dhe dyshimet janë se është larguar jashtë vendit. Ai është dyshuar me herët për atentatin me 3 të vrarë tek mbikalimi i Fushës-Krujës, ku viktimë mbeti Brilant Martinaj dhe dy miqtë e tij, Dikler Vata dhe Besmir Hoxha.
Në lokalin e Muratit, nga breshëria e armëve, humbi jetën banakierja Mimoza Paja, si dhe u plagos xhaxhai i Fatjon Muratit dhe 5 persona të tjerë, përfshirë dhe mbesën 10 vjeçe të viktimës. Për të rënë në gjurmët e autorëve policia po sekuestron kamerat e sigurisë, përgjatë rrugës që kanë ndjekur ekzekutorët nga Don Bosko deri në fshatin Likmetaj ku ata dogjën makinë që përdoren në atentat.
Më të lexuarat


Emigrantët kthehen për festa, radhë kilometrike në pikën kufitare Kakavijë, puna me dy sportele...

Përfshihet nga flakët kabina elektrike në Fier, dyshohet se…

Dorëzoi një qese me patate dhe pastaj kokainë, e pëson keq mekaniku shqiptar

Klienti tentoi ta përdhunonte, 19-vjeçarja rrëfen momentin e tmerrit: Sapo pa që roja u largua, më dërgoi te magazina e më mbylli gojën me forcë dhe…

Aksidenti tronditës me katër shqiptarë të plagosur rëndë, zbardhen detajet e reja si 22-vjeçari u fut kundravajtje dhe...

Zjarri asfiksoi tetë pleq në azil, mjekja zbulon si paraqitet gjendja shëndetësore e të moshuarve

Vendimi për çështjen e Butrintit, aktivisti i njohur bën paralajmërimin e fortë: Gjykata të ruajë pasurinë kombëtare

Ndizet drita jeshile për shqiptarët, arrihet marrëveshja me DASH, lehtësohet lëvizja e shtetasve nga Shqipëria drejt SHBA dhe anasjelltas

Merret vendimi për azilkërkuesit në Shqipëri, ja si do të funksionojë procesi i shqyrtimit

Flakët përfshinë shtëpinë e pleqve, flasin të moshuarit pas asfiksimit nga zjarri: Ishim brenda kur dhoma filloi të mbushej me tym, kur zbritëm shkallët...
