Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Masakra në ish Bllok, prishja e marrëdhënieve të biznesit mes Matës dhe Martinajt një tjetër pistë hetimi

Postuar: 15/03/2019 - 07:37

Kanë marrë një rrjedhë tjetër hetimet për ngjarjen e mbrëmjes së 4 tetorit në ish Bllok me një të vrarë dhe dy të plagosur. Burime nga grupi hetimor për zbardhjen e ngjarjes së rëndë bëjnë me dije se është ngritur një pistë e tjetër hetimi. Sipas burimeve nga organi i akuzës është duke u hetuar edhe pista e prishjes së marrëveshjeve në biznes, me tij dhe njerëzve të afërt me Ervis Martinajn. Përgjatë këtyre muajve, akuza e kryeqytetit ka ndjekur një sërë drejtimesh për të zbardhur motivet e ngjarjes me një të vrarë e dy të plagosur në ish-Bllok. Fillimisht u ngritën dyshimet se shkak i ngjarjes së rëndë u bë ngacmimi i të fejuarës së Matës, këngëtares Elvana Gjata, pistë e cila ra shumë shpejt. Grupi hetimor është duke kryer verifikime edhe për shkaqet e tjera të dala gjatë hetimeve. Kështu, burime jo zyrtare bëjnë me dije për gazetën “Sot”, se është duke u verifikuar bashkëpunimi në biznes mes Matës dhe disa personave pranë Martinajt. Këta persona, kanë pasur disa prona kryesisht në Tiranë, por jo vetëm, në të cilat Mata, ishte në rolin e investitorit. Për këtë marrëdhënie, ata kanë pasur edhe kontrata bashkëpunimi dhe është duke u parë nëse konflikti mund të ketë ardhur si pasojë e mosmarrëveshjeve mes tyre. Burimet thonë se ende nuk ka një rezultat nga këto verifikime, por hetimet vazhdojnë. Gjithashtu prokuroria po heton edhe pistën e ngritur pas daljes së emrit të biznesmenit Eldi Disdari, atë të prishjes së pazareve të drogës. Ndërsa gjatë javës që vjen, biznesmeni, i cili tashmë është në masën e sigurisë “Detyrim paraqitje”, do të merret në pyetje. Ai nëpërmjet avokatit të tij i ka dërguar një memo prokurorisë, ku kërkon që të japë dëshminë e tij në lidhje me ngjarjen që tronditi kryeqytetin dhe mbarë opinionin publik. Mësohet se Mata ende nuk ka dhënë dëshminë në Prokurori për ngjarjen e rëndë dhe ka kërkuar të japë shpjegimet dhe pretendimet e tij. Bëhet e ditur se akuza e ka administruar kërkesën e avokatit, megjithëse marrja në pyetje do të bëhej gjithsesi. Ndërkohë, mbi Matën vazhdon të rëndoj akuza e “Vrasjes” së mbetur në tentativë, ndërkohë që Gjykata e Shkallës së Parë, vendosi t’i zbusë masën e sigurisë. Vendimi është apeluar nga Prokuroria, që kërkon kthimin e tij në “Arrest në burg” për biznesmenin. Kërkesa e akzuës pritet të shqyrtohet gjatë javëve në vazhdim nga Gjykata e Apelit të Tiranës.

Vetdorëzimi i Matës

Ervin Mata, pas më shumë se 5 muajsh arrati, zgjodhi t’i dorëzohej drejtësisë, ndërsa referuar njoftimit zyrtar të policisë, ai akuzohet për plagosje dhe mbajtje të armëve pa leje. Gjatë dëshmisë së dhënë në polici, Mata ndër të tjera, ka mohuar se ka qëlluar me armë mbrëmjen e 5 tetorit. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Jetës në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë ekzekutuan urdhrin e ndalimit për shtetasin: E.M., 31 vjeç, banues në Tiranë. Shtetasi E. M., është person i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Vrasjes në rrethana të cilësuara, e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim” dhe “Mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”, njoftoi policia. Ngjarja në fjalë ndodhi në 4 tetor, rreth orës 21:30 në ish-Bllok, ndërsa rreth 12 orë pas ngjarjes, policia njoftoi se bëri arrestimin në flagrancë të shtetasve Ervis Martinaj, 36 vjeç, banues në Tiranë dhe Eljon Hato, 28 vjeç, banues në Shkodër. Ndërsa shpalli në kërkim shtetasit Ervin Mata, 31 vjeç, banues në Tiranë, Fabiol Allushaj, 42 vjeç, banues në Tiranë dhe Mevjol Bilo, 41 vjeç, banues në Tiranë. Këta shtetas mbrëmjen e të enjtes së 4 nëntorit, në rrugën “Ibrahim Rugova”, janë konfliktuar në ambientet e brendshme të lokalit “Monopol”, duke qëlluar me armë zjarri në drejtim të njëri-tjetrit, ku si pasojë e të shtënave mbeti i vrarë shtetasi Fabian Gaxha, dhe u plagosën Ervis Martinaj dhe Eljo Hato.

Elvis Myrta

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 21/05/2019 - 20:00

Guardia di Finanza në Romë, ka kryer një operacion të gjerë kundër një organizate të dedikuar në trafikun e drogës me bazë operacionale në Capitale.

Postuar: 21/05/2019 - 19:17

Një 33-vjeçar nga fshati Katund Sukth në Durrës, është arrestuar pasi rezultonte i shpallur në kë

Postuar: 21/05/2019 - 18:07

Një shtetas rus i përfshirë në krime të shumta dyshohet se fshihet në Shqipëri.Lajmin e bën të di

Postuar: 21/05/2019 - 17:41

Mbrëmjen e djeshme policia italiane në rajonin e Regina Pacis, vuri në pranga një shtetas shqipta

Postuar: 21/05/2019 - 17:15

Protestat e opozitës janë bërë shkak që shumë agjenci turistike të anulojnë prenotimet për të kal

Postuar: 21/05/2019 - 17:06

Mos dekretimi i Gent Cakajt në postin e Ministrit të Jashtëm, ka shkaktuar përpara disa muajsh nj

Postuar: 21/05/2019 - 16:34

 Policia e Durrësit në bashkëpunim me Interpol Tirana kanë vënë në pranga 2 persona të shpal