BREAKING NEWS

SHBA-BE rrënojnë planet e politikës për të kapur Gjykatën e Lartë, vënë në rresht KLGJ për emërimet e reja, ja prapaskenat

SHBA-BE rrënojnë planet e politikës për të kapur
x

Aktualitet

“Masakrues i bregdetit të Dhërmiut”/ U gjobit me 20 milionë lekë, reagon ashpër biznesmeni: Juve ju pëlqen të zhgërryheni si derrat në llucë! Ju kërkoj shumë ndjesë

“Masakrues i bregdetit të Dhërmiut”/ U gjobit me 20

Një ditë më parë IKM-të gjobiti me 20 milionë lekë biznesmenin në Dhërmi, Artur Bubeqi, me akuzën se ka ndërhyrë në vijnë bregdetare e po ashtu kishte vendosur çadra pa leje.

Bubeqi e ka konsideruar të padrejtë këtë vendim, duke u shprehur se në 14 vite që jeton në këtë vend vetëm ka ndihmuar këtë komunitet.

Nëpërmjet një postim në rrjetin social “Facebook”, biznesmeni shkruan se përveç tij askush nuk është kujdesur për mirëmbajtjen e këtij vendi dhe e vetmja gjë që ai ka bërë ka qenë shërbimi pa kushte. 

“Sa herë nis e mbaron sezoni, jam i vetmi biznes që dal e pastroj çdo cep të zonës ku jetoj sepse është shtëpia ime,vendi ku jetoj,vend të cilin nuk ia vodha dikujt siç po vidhen pronat sot, por e pagova gjatë këtyre viteve me djersë e mund! Dje bëra një të mirë në dobi të vendit ku jetoj: thjesht pastrova rërën duke e situr dhe niveluar, duke hequr çdo rrezik që i kanosej fëmijëve tanë nga mbetjet e xhamave dhe jashtëqitjet e qenve endacakë!” ,shkruan ai ndër të tjera.

Postimi i plotë

Prej 14 vitesh jetoj tashmë në Dhërmi,kam hedhur shpirtin tim dhe energjitë e mia në këtë vend! Kam shtruar rrugë e linja elektrike nga marrin të gjithë bizneset e tjera sot! Kam bërë miq për kokë në këtë vend dhe festoj pashkë çdo vit bashkë me ta! Kam ndihmuar pleq të urryer e të lënë jashtë nga fëmijët e tyre, por nuk i kam fotografuar! Kam ndihmuar shokë e miq të ngrenë punët në këtë vend dhe serish nuk i kam fotografuar! Kam mikpritur deri me sot në sofrën time mbi 80 mijë turistë vendas dhe të huaj duke iu ofruar shërbimin maksimal, pa ndihmën e askujt në këto 14 vite pune, përveç se rrjepjes se vazhdueshme nga çdo qeveri në vajtje-ardhje! Sa herë nis e mbaron sezoni, jam i vetmi biznes që dal e pastroj çdo cep të zonës ku jetoj sepse është shtëpia ime,vendi ku jetoj,vend të cilin nuk ia vodha dikujt siç po vidhen pronat sot, por e pagova gjatë këtyre viteve me djersë e mund! Dje bëra një të mirë në dobi të vendit ku jetoj: thjesht pastrova rërën duke e situr dhe niveluar, duke hequr çdo rrezik që i kanosej fëmijëve tanë nga mbetjet e xhamave dhe jashtëqitjet e qenve endacakë! Hera e parë që fotografova dhe filmova aktin tim të përgjegjshëm si qytetar por harrova të fotografoj qeset e plehrave që vërviten nga makinat lart e poshtë, harrova të fotografoj koshat e plehrave që derdhen në rrugë se pastrohen dy herë në javë…Harrova të fotografoj edhe kallemat e kioskave të lëna rrugëve pas sezonit të mëparshem…Po si harrova unë budallai të filmoja këtë vend dhe të montoja një reportazh “Dhërmiu ç’është-ç’ka qenë e ç’do të bëhet”!!!??? Shoh sot nëpër portale të etiketohem si “masakrues i bregdetit të Dhërmiut” dhe them me vete “Aaahhhhh po si nuk me thahen këto duar e nuk i le këta zhulsa të shtrihen mbi mutin e qenve e të çahen nga shishet e qelqit!”Këta zhulsa që me flasin për prishje të ekosistemit dhe keqtrajtim të plazhit sot, ku ishin dje???? Jo për gjë,po nuk kam parë qoftë edhe një individ të vetëm të përkulet në rrugë e të hedhë në kosh një shishe të hedhur në shesh, por kam parë shuuuuumë individë të masakrojnë Dhërmiun me plehra nga më të ndryshmet! Ama paskam bërë gabim që nuk i kam fotografuar, se mund ti kisha akuzuar për keqtrajtim të hapësirave publike, por jo!!! Heshta dhe i mblodha vetë, madje dhe koshin e parë të plehrave në Dhërmi e kam blerë vetë ndonëse taksen e pastrim-gjelbërimit ia paguaj bashkisë! Nuk e kuptoj more njerëz, deri ku arrin ligësia juaj!!!????????? Të akuzosh dhe të penalizosh një individ që pastron plazhin me fondet e veta, në vend që ta bëjë një tjetër institucion në fakt!!! Unë ju kërkoj ndjesë që pastrova dhe ju premtoj që nuk do lëviz më as gishtin e vogël në këtë aspekt, se juve ju pëlqen të zhgërryheni si derrat në llucë! Juve në pisllëk e ndjeni veten rehat në fakt dhe pikërisht këtë rehat prisha unë që u vërsulët si egërsira me lloj-lloj shpifjesh e trazirash!

Më të lexuarat