BREAKING NEWS

Rrebeshe, breshër dhe rrufe/ Ja çfarë do të ndodhë me motin me 10 gusht

Rrebeshe, breshër dhe rrufe/ Ja çfarë do të ndodhë me
x
BREAKING NEWS

Çfarë po fshihet? Detaje tragjike nga vdekja e aktorit shqiptar dhe gruas së tij/ Autoritetet amerikane po hetojnë nëse kishte konflikt mes çiftit! Në apartament u gjetën shenja…

Çfarë po fshihet? Detaje tragjike nga vdekja e aktorit shqiptar dhe
x
BREAKING NEWS

Ngjarja tragjike në Shkodër/ Zbardhen detaje të reja, ja kush e qëlloi me armë zjarri 12-vjeçarin

Ngjarja tragjike në Shkodër/ Zbardhen detaje të reja, ja kush e
x
BREAKING NEWS

E rëndë/ Vritet me çifte 12-vjeçari në Shkodër, dyshimet e para

E rëndë/ Vritet me çifte 12-vjeçari në
x
BREAKING NEWS

Aktori dhe bashkëshortja ranë nga kati i 6-të i pallatit në New-York/ Zbardhen detaje të reja, hetimet: Në apartament gjenden disa shenja

Aktori dhe bashkëshortja ranë nga kati i 6-të i pallatit në
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela lëshon ‘bombën’, zbulon çfarë po lë pa gjumë Berishën e Metën dhe tregon goditjen e fortë që do marrin së shpejti: Prisni dhe shikoni...

Spartak Ngjela lëshon ‘bombën’, zbulon çfarë
x
BREAKING NEWS

“Jemi në një betejë me këtë qeveri”, Berisha plas deklaratën e fortë: Një pronar peshkarexhe kontrabandon naftë, takohet shpesh edhe me Ramën

“Jemi në një betejë me këtë qeveri”,
x
BREAKING NEWS

Viti i ri Akademik / Universiteti i Tiranës jep njoftimin e rëndësishëm, ja kur nis shkolla e lartë (Dokumenti)

Viti i ri Akademik / Universiteti i Tiranës jep njoftimin e
x

Aktualitet

“Mashkulli nuk mban ‘barrë'”, plas “sherri” mes Evi Kokalarit dhe Ristanit: 5 minuta më parë ia hoqe çdo të drejtë mashkullit, logjika është hipokrizia më majtiste

“Mashkulli nuk mban ‘barrë'”, plas

Edhe në studion e “Open” nuk ka kaluar pa përplasje mendimesh lidhur me vendimin e Gjykatës amerikane për ndalimin me ligj të abortit.

Aktivistja Evi Kokalari është shprehur pro këtij mendimi, por nga ana tjetër është “përplasur” me mendimin e nën kryetares së Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani.

Kjo e fundit tha se është e drejta e femrës që të marrë vendimin për të abortuar apo jo, ndërsa tha se në 9 muaj mashkulli nuk mban “asnjë barrë”.

“Jam kundër mendimit të Ristanit, sepse përgjegjësia u bie të dyve dhe e drejta po ashtu. E drejta e abortit nuk duhet të jetë vetëm e grua, por e them se më bëri përshtypje logjika, pa dashur ta ofendoj zonjën, sepse secili ka mëndin e tij. Sa i përket debatit, këtu ka dy gjëra, ajo që mund të flasim nga bindjet tona politike, dhe e dyta është ajo që ka ndodhur dhe e keqkuptojnë. Asnjë nuk kupton pse u kthye ky vendim. Vendimi i 1973, arsyeja për këtë është se asnjë gjykatë, nuk ka të drejtë të bëjë një ligj, e vetmja detyrë që ka është të interpretojë kushtetutën. Çdo shtet ka të drejtë të vendosë është legale apo jo…Tani nëse ti në një shtet do të bësh një ndryshim, shkon dhe flet me politikanët e shtetit tënd për të ndërruar ligjet në shtetin tënd. Gjëja pozitive me këtë vendim është që ia dhe fuqinë popullit dhe ia hoqe gjykatës. Debati është një flluskë e madhe që e kanë ekzagjeruar dhe kanë futur mendimet e tyre politike…

Ristani: Kjo është shumë e rehatshme ta bëjmë këtë debat këtu dhe të themi se dikush ka mundësi të shkojë në një shtet tjetër, por jo të gjitha familjet në Amerikë kanë të drejtën e lejes, dhe kushte të tjera. Pra praktikisht po themi se e drejta jote si grua për të vendosur për jetën tënde në një shtet të caktuar, që ka entuziazëm para lindjes por aspak mbështetjen për jetën aktuale të femrave, të kujdesemi për çdo gjë tjetër por për shëndetin mendor, financiar të grave s’ka problem…. ky nuk është argument, sepse të dhënat tregojnë se shumica e tyre se kanë mundësinë të shkojnë në një vend tjetër dhe të kryejnë abort.

Kokalari: Zonja flet për pamundësi financiare të një femre për të shkuar në një shtet tjetër, ndërkohë që 5 min më parë ia hoqi çdo të drejtë mashkullit. Ti nuk duhet të jesh komplet e papërgjegjshme ama përgjegjësinë babait për 9 muaj që e ke ti në bark, ai s’ka asnjë të drejtë

Robert Aliaj: Përgjegjësinë ia heqim si pas qejfit dhe ia japim pastaj me të gjitha kostot që ia veshim në mënyrë të dhunshme si shoqëri. Të gjitha jetët janë të rëndësishme, kanë të njëjtën vlerë. Le ti japim të trija dimensioneve në mënyrë të barabartë.

Kokalari: Logjika e saj është hipokrizia më majtiste, sepse sapo tha që si mashkull s’ke asnjë të drejtë

Ristani: Nuk është hipokrizi që fëmijët i mbrojmë para se të lindin dhe nuk i mbrojmë pasi lindin.