Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Mashtrim dhe shitje droge, kush janë gruaja dhe i riu që u ekstraduan sot nga Greqia në Shqipëri (DETAJE)

Postuar: 19/04/2019 - 14:20

Specialistët e Interpol Tirana kanë ekstraduar nga Greqia në Shqipëri shtetasi E. Sh, 31 vjeç dhe F. Xh., 69 vjeçe.

Shtetasi E. Sh, ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pogradec, në vitin 2015, e ka dënuar këtë shtetas me 5 vjet e 4 muaj burg, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Më datë 04.02.2014 ky shtetas, në bashkëpunim me persona të tjerë kanë transportuar një sasi lënde narkotike nga Tepelena, me qëllim shitje në qytetet Korçë dhe Pogradec. Shtetasi E.Sh, është arrestuar më datë 21.06.2018 nga autoritetet policore të Greqi, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë.

Shtetasja F. XH. ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në vitin 2015, e ka dënuar këtë shtetase me 6 vjet e 8 muaj burg, për veprën penale “Mashtrimi”.

Më datë 21.12.2012 në Tiranë, shtetasja F. Xh. nëpërmjet mashtrimit ka shitur banesën e një shtetaseje tek një person i tretë. Shtetasja F. XH. është arrestuar më datë 02.11.2018 nga autoritetet policore të Greqi, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 22/08/2019 - 19:05

Një operacion i policisë italiane i koduar “Kusar”, shpartalloi një bandë përgjegjëse për grabitje të shumta kundër shpërndarësit të karburantit në zonën e Santernos në provincën e Ravennas.

Postuar: 22/08/2019 - 18:50

Policia e Tiranës ka zbardhur dinamikën e ngjarjes së rëndë që ndodhi mesditën e sotme në Tiran

Postuar: 22/08/2019 - 17:59

Zbardhet ngjarja e plagosjes me armë zjarri në kokë e shtetasit I.,Ç, 26 vjeç, lindur në Mallakas

Postuar: 22/08/2019 - 17:49

Një 30-vjeçar ka rënë nga shtylla duke pësuar dëmtime dhe djegie në trup.

Postuar: 22/08/2019 - 17:36

Një shqiptar në Itali nuk i shpëtoi dot arrestimit edhe pse u përpoq që ta fshihte mirë lëndën

Postuar: 22/08/2019 - 17:26

Është përfshirë nga flakët një sipërfaqe toke me ullinj shekullorë dhe shkurre në fshatin Hekal