Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Mashtrimi me legalizimet, ja si Orgest Stefanidhi dhe Bledar Pupa përfituan 35 mijë euro duke u hequr si miq të djalit të kryeministrit

Postuar: 21/04/2019 - 08:11

Kur kanë kaluar tre ditë nga arrestimi i 36-vjeçarit Bledar Pupa dhe 31-vjeçarit Orges Stefanidhi, të cilët nëpërmjet mashtrimit i premtonin legalizimin e banesave dhe objekteve të ndryshme, gazeta “Sot” ka zbardhur skemën e mashtrimit të dy të rinjve. Burime nga organi i akuzës bëjnë me dije se dy të rinjtë ishin vënë në përgjim prej tre muajsh pas denoncimeve të shumta që kishin marrë nga qytetarë të ndryshme për aktivitetin e tyre. Ata prezantoheshin si punonjës të Hipotekës dhe kundrejt shumave të konsiderueshme premtonin qytetarëve se do tu legalizonin banesat. Ata u arrestuan mesditën e së enjtes falë një operacioni të Antikrimit Ekonomik të Tiranës. Arrestimi i dy të rinjve u bë në flagrancë pasi i kishin zhvatur një shtetaseje rreth 35 mijë euro për një leje legalizimi. Burime thanë se Bledar Pupa, për t’u bërë i besueshëm tek personat që ai mashtronte, u thoshte se ishte mik i djalit të Kryeministrit Edi Rama, por edhe i disa prej deputetëve të mazhorancës. 36-vjeçari u arrestua në një lokal në kryeqytet, ndërsa bashkëpunëtori i tij, Orges Stefanidhi, 31 vjeç, është arrestuar në ambientet e Burgut të Fierit, ku kishte shkuar që të takonte një të dënuar. Mësohet se hetimet ndaj dy të arrestuarve nisën tre muaj më parë. Më konkretisht në fund të muajit janar emisioni investigativ “Fiks Fare”, publikoi një denoncim që banorët e Himarës kishin bërë ndaj Bledar Pupës. Në këtë denoncim banorët pretendonin se Pupa ishin mashtruar po për lejet e legalizimeve. Në atë kohë 36-vjeçari, u shoqërua në polici por pas marrjes në pyetje u lirua për mungesë provash. Por rasti nuk u la me kaq nga organet ligjzbatuese dhe 36-vjeçari u vu në përgjim. Nga përgjimet u zbulua edhe bashkëpunëtori i 36-vjeçarit, ndërkohë që u provua edhe vepra penale e “mashtrimit” që këta persona ushtronin. Deri tani është vetëm një rast mashtrimi është i provuar, ndaj një gruaje në kryeqytet. Dy të arrestuarit i kanë marrë kësaj shtetaseje rreth 35 mijë euro, duke i premtuar legalizimin dy kateve shtesë që ajo kishte ngritur pa leje në banesën e saj, si dhe për njohjen e një sipërfaqeje trualli përpara banesës. Prokuroria dhe policia është duke punuar për të provuar me prova ligjore edhe për shumë disa denoncime të ardhura në adresë të dy të arrestuarve. Dy të rinjtë pritet që të dalin sot përpara gjykatës për tu njohur me masën e sigurisë.

 Arrestimi

Tre ditë më parë policia e kryeqytetit ndërmori operacioni “Impostros”, në sajë të të cilit vuri në pranga dy të rinjtë që mashtronin qytetarë të ndryshëm duke i premtuar legalizimin e banesave. Operacioni i koduar “Impostors”, u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës. Në sajë të këtij operacioni policia vuri në pranga dy shtetas, të cilët akuzohen se me anë të mashtrimit, i kanë marrë një shtetaseje një shumë në lekë dhe euro, për legalizimin e një ndërtimi pa leje dhe për njohjen e një sipërfaqeje trualli. “Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës, në kuadër të operacionit policor të koduar ‘Impostors’, ndaloi shtetasit Bledar Pupa, 36 vjeç, dhe Orges Stefanidhi, 31 vjeç. Shtetasit e mësipërm, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, me anë të mashtrimit, i kanë marrë një shtetaseje një shumë prej 27 780 eurosh dhe 985 000 lekësh, për legalizimin e një ndërtimi pa leje dhe për njohjen e një sipërfaqe trualli. Pas arrestimit materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në ngarkim të shtetasve të mësipërm. Ata akuzohen për veprën penale “Mashtrimi”, të parashikuar nga neni 143/3 i Kodit Penal”, tha dje zyrtarisht Policia e Tiranës./ Elvis Myrta

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 23/05/2019 - 16:15

Dy punonjësit e policisë dhe inspektori i policisë ndërtimore në Bashkinë në Shkodër të cilët u arrestuan dy ditë më parë për ndërtime pa leje në zonë të mbrojtur ne Velipoje, janë lënë nën masën e sigurisë 'arres

Postuar: 23/05/2019 - 14:34

Tensione në procesin gjyqësor ndaj Emiljano Shullazit dhe grupit të tij.

Postuar: 23/05/2019 - 14:28

Policia e Vlorës ka ndërhyrë në kohë duke parandaluar përshkallëzimin e një konflikti.

Postuar: 23/05/2019 - 13:58

Zbardhet dëshmia e dy punonjësve të arrestuar pak ditë më parë në aeroportin e Rinasit, pasi akuz

Postuar: 23/05/2019 - 13:50

Prokuroria e Krimeve të Rënda pas rihapjes së dosjes së masakrës së Peshkëpisë ka marrë sot në py

Postuar: 23/05/2019 - 13:40

Në kuadër të masave për parandalimin e kultivimit të lëndëve narkotike, policia po zhvillon aks

Postuar: 23/05/2019 - 13:24

Një aksident ka ndodhur sot në mesdite në rrugën Tiranë-Fushë-Krujë në afërsi të Valiasit.