Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Mashtrimi me skemën e TVSH, arrestohet “biznesmeni” i pestë, në kërkim dhe 5 të tjerë

Postuar: 25/09/2018 - 08:11

Ka shkuar në 5 numri i personave të arrestuar në vijim të operacionit “TVSH”, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin krijon skema mashtrimi me firma fiktive me qëllim shmangien e pagesave të TVSH dhe tatimfitimin. Dy ditë pas arrestimit të katër personave në sajë të këtij operacioni, ditën e djeshme policia e kryeqytetit ka vënë në pranga Elton Zoton, 36 vjeç, banues në Tiranë. Ai akuzohet se në bashkëpunim me Gëzim Çelën, Flamur Zoton, Xhemal Kushovën dhe Ylber Mollën, kishin krijuar një skemë mashtrimi. Policia e kryeqytetit është duke punuar për kapjen dhe arrestimin e personave të tjerë të shpallur në kërkim për këtë skemë mashtrimi që ata kishin ngritur. Të arrestuarit dhe të shpallurit në kërkim, kishin krijuar gjashtë firma fiktive me nipte shëtitës, me seli në qytetin e Tiranës, me qëllim shmangien e pagesave të TVSH dhe tatimfitimin, duke i shkaktuar shtetit dëm në vlerë TVSH-je dhe tatimfitimi në vlerën e 350 milionë lekë të reja. Aktualisht vijon puna për kapjen e pesë personave të tjerë të shpallur në kërkim. Ndaj të dyshuarve hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprat penale të “Fshehje të ardhurash”, “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”, “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar” dhe “Falsifikimi i vulave stampave dhe formularëve”.

Skema e mashtrimit

Biznesmenët e arrestuar dhe ata të shpallur në kërkim, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kishin krijuar një skemë mashtrimi me firma fiktive me qëllim shmangien e pagesave të TVSH dhe tatimfitimin. Drejtoria e hetimit tatimor të kryeqytetit në bashkëpunim me sektorin e krimit ekonomik dhe financiarë në policinë e Tiranës dhe Prokurorinë, pas një hetimi disa mujor, ka bërë të mundur zbardhjen e kësaj skeme mashtrimi, nga ku shteti ka pësuar një dëm prej 3.5 miliardë lekësh. Nga hetimet e deritanishme ka rezultuar se shoqëritë e regjistruar në emër të këtyre shtetasve kryenin blerje brenda vendit dhe importe në vlera të larta. Nga hetimet e organit të akuzës ka rezultuar se shitjet ishin fiktive dhe në vlera më të ulëta duke shmangur detyrimet ndaj shtetit dhe abuzuar me kreditimin e TVSH-së. Produktet e blera nga këto shoqëri i faturoheshin shoqërive të tjera, aktiviteti i të cilave nuk korrespondonte me atë të shoqërive nën administrimin e shtetasve të sipërpërmendur. Shtetasi Xhemal Kushova rezulton administrator dhe aksioner me 100% i shoqërisë“XH&XH 2015“ me Nipt L51727007A. Shtetasi Gëzim Çela, rezulton administrator dhe aksioner me 100% i shoqërisë “IMPEKS&ALB “ me Nipt L31722007T. Shtetasi Flamur Zoto rezulton administrator dhe aksioner me 100% i shoqërisë “TONI-AL” me Nipt L51313017R. Shtetasi Ylber Molla rezulton administrator dhe aksioner me 100% i shoqërisë “Mar Ar - 2014 “me Nipt L41805020L. Gjatë hetimeve grupi hetimorë sekuestroi si prova materiale blloqet e TVSH-së, faturat e saj, mandate etj dhe të dhëna të tjera, ku rezultoi se këta kompani i kishin një dëm kolosal shtetit. Sipas të dhënave paraprake dëmi ekonomik shkaktuar buxhetit të shtetit rezulton në shumën e 3.5 miliard lekëve. Këto subjekte në bashkëpunim me njëra-tjetrën dhe me subjekte të tjera kanë konsumuar elementë të veprave penale “Skemë mashtrimi në lidhje me tatimin mbi vlerën e shtuar”, “Fshehje të ardhurash” dhe “Falsifikim i vulave, stampave ose formularëve” të parashikuara në Nenet 180, 181, 144/a dhe 190/2 të kodit penal. Grupi hetimor po vazhdon procedurat hetimore në lidhje me shoqëri të tjera, të cilat kanë kryer shit/blerje me shoqëritë në fjalë.

Elvis Myrta

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 20/07/2019 - 13:10

Në makinën e 37-vjeçari, Ardian Kuka që i mori jetën gruas së tij ditën e djeshme është gjetur një letër. Kujtojmë këtu se 37-vjeçari u gjet i mbytur në plazhin e Sektorit ‘Rinia’ në Durrës.

Postuar: 20/07/2019 - 11:50

Një krim makabër ndodhi pasditen e djeshme në Durrës.

Postuar: 20/07/2019 - 11:41

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur me një shqiptar në Itali mëngjesin e kësaj të shtune.

Postuar: 20/07/2019 - 11:16

Adriatik Kuka, i cili një ditë më parë vrau me thikë në zemër gruan e tij në Durrës, është gjetur

Postuar: 20/07/2019 - 10:15

Disa ditë më parë në Itali ndodhi një aksident i rëndë, ku humbën jetën katër të rinj.