BREAKING NEWS

MEPJ nis procedurat për zevëndësimin e Yuri Kim, ambasada amerikane në Tiranë del me mesazh të fortë: Departamenti i Shtetit i SHBA-së...

MEPJ nis procedurat për zevëndësimin e Yuri Kim, ambasada
x
BREAKING NEWS

"Inat personal me Berishën"/ Gert Shehu dëshmi para hetuesve, nuk shfaq asnjë shenjë pendese. Ja çfarë pritet të ndodhë në orën 12:00

"Inat personal me Berishën"/ Gert Shehu dëshmi para
x
BREAKING NEWS

"Njeri i rrallë, kishte gjakderdhje por...”, Floriana Garo rrëfen momentet e goditjes së Sali Berishës: Ishte e pabesueshme

"Njeri i rrallë, kishte gjakderdhje por...”, Floriana Garo
x
BREAKING NEWS

‘Armiqtë e Yuri Kim-it në Shqipëri’/ Gazetari i njohur zbulon emrat dhe prapaskenat, tregon përplasjet e qeverisë me ambasadën amerikane: Kjo është e pazakontë, që nuk kishte ndodhur kurrë më parë

‘Armiqtë e Yuri Kim-it në Shqipëri’/ Gazetari i
x
BREAKING NEWS

U tërhoq nga balotazhi, 'shuplaka' e fortë nga Alimehmeti: Do isha më i fortë se Këlliçi më 14 maj

U tërhoq nga balotazhi, 'shuplaka' e fortë nga Alimehmeti:
x
BREAKING NEWS

Çfarë nuk funksionoi në mbrojtjen e Berishës? Karamuço 'zbërthen' momentin e sulmit nga 31-vjeçari

Çfarë nuk funksionoi në mbrojtjen e Berishës?
x
BREAKING NEWS

“Sulmi ndaj Berishës ishte i kurdisur”, gazetari zbardh detajet dhe tregon provat e forta

“Sulmi ndaj Berishës ishte i kurdisur”, gazetari zbardh detajet
x
BREAKING NEWS

A do ta marrë postin e nënkryetarit të Bashkisë së Tiranës? Ja si përgjigjet Alimehmeti

A do ta marrë postin e nënkryetarit të Bashkisë së
x

Aktualitet

Mashtronin klientë për të investuar në bursa fiktive, arrestohet administratori i Call Center dhe 5 operatorë

Mashtronin klientë për të investuar në bursa fiktive,

Administratori i një Call Center në Tiranë është arrestuar dje, pasi mashtronin klientë për të investuar në bursa fiktive. Mësohet se bashkë me administratorit kanë rënë në pranga edhe 5 operatorë. Po ashtu është shpallur në kërkim administratori i dytë i subjektit. Operatorët hiqeshin si agjentë shitjesh dhe bindnin të huajt që të investonin në bursën Forex. Po ashtu u sekuestruan 6 njësi kompjuterike, USB, aparate celulare dhe lista me të dhëna të ndryshme të shtetasve të huaj. “Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në DVP Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, pas një pune të mirëfilltë hetimore, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar "Fraud". Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: - E. N., 25 vjeç, banues në Tiranë, administratori subjektit call center; - K. Gj., 25 vjeç, Sh. F., 26 vjeç, A. Sh., 20 vjeç, K. K., 20 vjeç dhe H. S., 26 vjeç, të pestë banues në Tiranë, të punësuar si operatorë në këtë subjekt. Në vijim të veprimeve u shpall në kërkim administratori tjetër i këtij subjekti, shtetasi P. A., 29 vjeç, banues në Tiranë. Gjithashtu u procedua penalisht shtetasja D. K., 26 vjeçe. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi E. N. dhe shtetasi P. A. administronin një subjekt privat call center, në rrugën "Faik Konica". Në këtë subjekt ishin të punësuar si operatorë shtetasit K. Gj., Sh. F., A. Sh., K. K., H. S. dhe D. K., të cilët, së bashku me 2 administratorët, telefononin shtetas të huaj, u prezantoheshin si agjentë shitjesh dhe përmes mashtrimit, i bindnin ata që të investonin në bursën fiktive Forex. Gjatë operacionit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 6 njësi kompjuterike, USB, aparate celulare dhe lista me të dhëna të ndryshme të shtetasve të huaj që dyshohet se janë mashtruar, për të investuar në bursa fiktive. Vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe kapjen e shtetasit P. A. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale”, thuhet në njoftimin e policisë.