BREAKING NEWS

Sekuestrohet ish-hotel ‘Vollga’ në Durrës, kush është bosi që kishte privatizuar një pjesë të pronës, pritet konferencë nga Agjencia e Administrimit të Pasurive

Sekuestrohet ish-hotel ‘Vollga’ në Durrës, kush
x

Aktualitet

Mashtronin qytetarët duke shitur ilaçin kurues për COVID-19, i arrestuari vëllai i ish-deputetit të PD-së në Lezhë sëbashku me nipin (Detajet)

Mashtronin qytetarët duke shitur ilaçin kurues për COVID-19, i

Vëllai i ish-deputetit të PD Andon Frrokaj bashkë me nipin, mashtronin qytetarët duke shitur ilaçin kurues për COVID, në këmbim të 20 mijë lekëve.

Pas dy muajsh hetim, në operacionin e  koduar "Kuruesi i rremë" u arrestuan  Frederik Frrokaj, 57 vjeç dhe nipit të tij, Henri Frrokaj, 30 vjeç, banues në Mamurras. Policia kishte marrë njoftim se një person pretendonte se ishte mjek dhe kishte arritur të prodhonte një ilaç që shërbente për t’u shëruar nga COVID-19.

Policia sekuestroi në banesën e F.F. baza materiale, medikamente dhe preparate që shërbenin për të përgatitur ilaçin që këta shtetas tregtonin.

F. F., nëpërmjet rrjetit social Facebook bënte thirrje për prodhim të substancave për kurimin e virusit COVID-19 nga një përzierje e acidit klorhidrik me H2O, duke pretenduar se me këtë përzierje kishte shpikur ilaçin për kurimin e këtij virusi. Nipi i 57- vjeçarit u arrestua në flagrancë, ndërsa po i shiste ilaçin një klienti. Xhaxha e nip bashkëpunonin me njëri-tjetrin ku ., 57-vjeçari i prodhonte, kurse nipi i shiste. Në banesën e F. F. janë gjetur edhe pesë pajisje mjekësore pa faturë tatimore, të cilat dyshohet se mund t’i ketë futur kontrabandë.

Sipas policisë, materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për veprat penale “Mashtrimi”, “Prodhimi i kundërligjshëm i artikujve dhe mallrave industrialë e ushqimorë”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë".

Më të lexuarat