BREAKING NEWS

Kryebashkiaku Erion Veliaj zbulon për herë të parë pse u anulua takimi me kryeministrin Kurti

Kryebashkiaku Erion Veliaj zbulon për herë të parë pse u
x

Aktualitet

Maskat ‘pushtojnë’ Tiranën, në vetëm pak orë grabiten dy biznese

Maskat ‘pushtojnë’ Tiranën, në vetëm pak

Dy grabitje kanë ndodhur dje në vetëm pak orë në Tiranë. Përkatësisht në rrugën "Kongresi i Lushnjes" dhe "Muhamed Gjollesha" ku pre e grabitjes kanë rënë dy biznese.

Një person i maskuar nën kërcënimin e armës ka tentuar te grabisë me dhunë një supermarket në rrugën kongresi Lushnjes në pronësi të I.S. Autori i grabitjes ende i paidentifikuar pasi ka konstatuar që kasa ku mbaheshin paratë ka qenë e mbyllur është larguar.

Ndërsa në rrugën "Muhamed Gjollesha" një person i armatosur ka tentuar të vjedh me dhunë një agjenci turistike udhëtimesh në pronësi të O.M.

Lidhur me të dy këto grabitje policia e Tiranës ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.