Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Maturantët të zhgënjyer nga formula e përzgjedhjes në Universitete: Ktheni sistemin meritë-preferencë

Postuar: 08/09/2016 - 11:40

Për të dytën ditë me rradhë maturantët po protestojnë kundër formulës së përzgjedhjes në Universitete. Ndryshe nga protesta e një dite më parë para Kryeministrisë, sot ata janë vendosur para Kuvendit më trë organizuar, me pankarta në duar dhe thirrje të qarta për rikthimin e sistemit meritë-preferencë.

Maturantët që nuk e kanë gjetur veten në listat fituese thonë se mesatarja që ishte kriteri kryesor i vendosur nga institucionet e arsimit të lartë për tu pranuar në auditore nuk është marrë parasysh, pasi jashtë listave thonë ata kanë mbetur studentë me rezultate shumë të larta dhe mesatare gati në 10.

Maturanti: Jam me mesatare 9, nuk jam shpallur fitues në asnjë degë. Preferenca e parë ishte juridiku. Ky penalizim ka ardhur sepse ne nuk kemi pasur infpormacion për lëndët që duhet të bënim me zgjedhje në gjimnaz. Lëndët sociale janë zeruar. Kriteret e fakulteteve kanë dalë në qershor, pasi ne jo i kishim bërë zgjedhjet, por ishim gati të jepnim provimet e maturës. Unë nuk kam asnjë mundësi as në raundin e dytë, isha i 1900 me mesatare. Në raundin e dytë sado veta që të kalojnë, unë prapë nuk dal. Duhet të hiqet kriteri i Universitetit, mua më është zeruar lënda me zgjedhje.Çfarëdo që të ndodhë unë nuk dal fitues. Dhe pse dje Sekretari i Përgjithshëm i MAS po thoshte që mesatarja më e vogël e kapjes së juridikut ishte 8, ishte po prapë gënjeshtër. Kishte dhe me 7.6. Unë me 9 nuk arrita të kap gjë. Do vazhdoj protestat deri sa të ndërrohen kriteret e Universitetit, të paktën të Shkencave Sociale.

 Maturanti:Jam me mesatare 8.6 dhe kam kapur vetëm Arkeologjinë dhe një degë në një shkollë private. Ishin preferencat e fundit. Kjo është pasojë e mungesës së informacionit.Kanë filluar tre muaj para provimeve të maturës. Nuk kishim bërë preferencë për Psikologji-Filozofi-Sociologji, na penalizuan si grup lëndësh, u shumëzuan me 0.0. Ne me mesatare të lartë na penalizuan, kurse ato që ishin nga rrethet na kanë parakaluar, kanë kapur shkollën. Zgjidhja e vetme është që të kthehet sistemi i vjetër me preferencë, ose të hiqen ky grup lëndësh. Do fillojë raundi i dytë, por prapë stundetët nuk do kapin shkollë. Protesta do përshkallëzohet.

Ata paralajmërojnë se protesta do të vijojë, pasi  po përjashtohen nga e drejta e studimit, duke e akuzuar Ministren Nikolla se po i oriention drejt Universiteteve private.

Sipas tyre, takimi që është zhvilluar dje mes Ministres së Arsimit dhe maturantëve ishte i caktuar.

Maturanti: “Ata që ishin në takimin me Ministren ishin maturantë fitues dhe jo pjesë e maturantëve që protestuan dje”. 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 15/11/2019 - 23:32

Sipas gazetarit Blendi Fevziu, sot gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese me vendimin e tyre për ngërçin mes dy anëtareve Marsida Xhaferllari dhe Arta Vorpsit u ndanë politikisht.

Postuar: 15/11/2019 - 23:20

Olsian Çela i cili kandidon për kryeprokuror dhe gjendet e pari në listën e KLP-së që do votohet

Postuar: 15/11/2019 - 22:57

Në Shqipëri, Gjykata Kushtetuese duket ka njohur si anëtare të saj zonjën Marsida Xhaferllari, ka

Postuar: 15/11/2019 - 22:47

Një person është qëlluar me thikë. Ngjarja ka ndodhur në Bushat, në Vaun e Dejës.

Postuar: 15/11/2019 - 22:37

Një sherr i rëndë ka ndodhur në qytezën e Rutigliano në Itali.

Postuar: 15/11/2019 - 22:36

Gazetari Blendi Fevziu shprehet se për Mini-Shengenin Ballkanik po mbahen shumë të fshehta dhe nu

Postuar: 15/11/2019 - 22:03

Gazetari Blendi Fevziu ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje u fut në skenën politike në Shqipëri për