Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

MB: BE nuk jep më azil për shqiptarët

MB: BE nuk jap më azil për shqiptarët

Postuar: 30/12/2013 - 14:19

Ministria e Brendshme ka bërë të ditur se, vendet e Bashkimit Europian nuk japin më azil për shqiptarët, pasi Shqipëria është një vend i sigurtë. Sipas ministrisë, Franca klasifikon Shqipërinë në listën e vendeve të sigurta të origjinës së azilkërkuesve, çka e bën të pamundur fitimin e azilit nga shqiptarët. Ndërkohë numri i shqiptarëve që kërkojnë azil në Belgjikë dhe Luksenburg është ulur gjatë muajve tetor-nëntor të vitit 2013. Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Brendshme e cila ka konfirmuar se, nga statistikat e autoriteteve shtetërore të këtyre vendeve, që i janë përcjellë Ministrisë së Punëve të Brendshme, së bashku me përgëzimet për punën e mirë që po bën Policia e Shtetit në këtë drejtim.

Franca
Ministria e Punëve të Brendshme të Francës ka njoftuar se Zyra e Azilkërkuesve ka vendosur ta rikthejë Shqipërinë në listën e vendeve të sigurta. Ky vendim është publikuar në Buletinin Zyrtar dhe ka efekte të menjëhershme. Vendimi i Autoriteteve franceze vjen pas vlerësimit të masave të marra nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe Policia e Shtetit të Shqipërisë për të forcuar sigurinë e brendshme në vend dhe e bën pothuajse të pamundur fitimin e azilit nga shtetasit shqiptarë në Francë.

Belgjika
Për të dy muajt muajt Tetor - Nëntor së bashku janë regjistruar 54 persona, që kërkuan azil në Belgjikë, ndërkohë që vetëm në muajin shtator kishin kërkuar azil 47 persona. Gjatë muajit tetor 2013, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 1012 vërehet një rënie me 22%  e numrit të azilkërkuesve në Belgjikë dhe Luksenburg. Ndërsa për muajin nëntor 2013, krahasuar me të njëjtën periudhë të 2012 është konstatuar një rënie me 60% i numrit të azil-kërkuesve. Në Belgjikë, kërkesat për azil nga shtetasit shqiptarë, përfaqësojnë vetëm 3.1% të totalit të kërkesave nga të gjitha vendet e botës. Si rezultat i uljes së numrit të azilkërkuesve në muajt tetor-nëntor, autoritetet belge e kanë kaluar Shqipërinë në vendin e 8-të, (nga vendi 9 që ishte në shtator) në listën e hartuar prej Zyrës së Emigracionit, mbi bazën e kombësive të azil-kërkuesve në këtë vend.

Luksemburgu
Numri i shtetasve shqiptarë që kanë kërkuar azil në këtë vend gjatë periudhës shtator-nëntor 2013 është 11 persona. Të dhënat konfimohen nga Drejtoria e Imigracionit e Luksenburgut. Krahasuar me vendet e tjera të origjinës së azil-kërkuesve, Shqipëria renditet në vendin e 4-t, pas Bosnje-Hercegovinës, Malit të Zi dhe Maqedonisë.  Që prej fillimit të viti 2013 numri total i azilkërkuesve në Luksenburg është 61 shtetas, që përkon me 6.7% të totalit të kërkesave për azil të dorëzuara nga shtetas nga të gjitha vendet e botës në këtë vend.

Ministria e Punëve të Brendshme u bën thirrje qytetarëve shqiptarë të mos udhëtojnë në vendet e BE me qëllim aplikimin për azil. Kjo jo vetëm është tërësisht e pamundur, por përbën dhe shkelje të rregullave për lëvizjen e lirë.

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 33

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 22/07/2017 - 22:47

Një operacion i madh policor po zhvillohet mbrëmjen e sotme në qytetin e Elbasanit.

Forca të shumta policie, të mbështetura edhe nga RENEA kanë rrethuar zonën nga bashkia, drejt “Alfa Bank” si dhe rrugicat nga “sporti vjetër”.

Disa godina janë të rrethuara.

Postuar: 22/07/2017 - 22:09

Një zjarr masiv ka përfshirë masivin pyjor Malaj-Shebe në Mirditë.

Postuar: 22/07/2017 - 21:57

Ministri i Brendshëm, Dritan Demiraj ka shkuar në terren duke monitoruar masat e strukturave të Emergjecave Civile gjatë ndërhyrjes për izolimin dhe shuarjen e zjarrit masiv që

Postuar: 22/07/2017 - 21:11

Një 44-vjeçar shqiptar, në kërkim prej dy vitesh nga autoritet italiane, është arrestuar nga karabinierët e Pisa-s, raportojnë sot mediat lokale.

Postuar: 22/07/2017 - 21:01

Mediat britanike raportojnë se tre shqiptarë janë dënuar me 20 vjet burg. Sipas mediave shqiptarët akuzoheshin për pastrim parash dhe posedim droge me qëllim shpërndarjen.

Postuar: 22/07/2017 - 20:49

Policia e Firences ka vënë në pranga një 33 vjeçar shqiptar për shpërndarje droge.

Postuar: 22/07/2017 - 20:39

Një automjet është përfshirë nga flakët mesditën e së shtunës në aksin rrugor Milot-Burrel, ku ka marrë edhe dëmtime drejtuesi i mjetit gjatë tentativës për të shuar zjarrin.