Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Mbajtën 1 minutë heshtje në parlament, plas sherri mes deputetëve grekë

Postuar: 12/11/2018 - 19:07

Javën që shkoi Parlamenti i Greqisë mbajti një 1 minutë heshtje për Kostandino Kaçifas me iniciativë të nënkryetarit Nikita Kaklamani.Konferenca e Kryetarëve në Parlamentin grek diskutoi pikërisht për këtë temë. Kryetari i Parlamentit grek, Nikos Voutsis pas mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve deklaroi se ka pasur diskutime për nismën e nënkryetarit që të mbahej 1 minutë heshtje për Kaçifas.

Kryeparlamentari grek tha se ky episod duhet të ishte shmangur, sepse tashmë dihet pozicioni i të gjitha forcave politike. Ai deklaroi gjithashtu se ngushëllimet shkojnë për familjen e të ndjerit, por shtoi se kjo ngjarje është duke u hetuar nga autoritetet shqiptare.
 
“Çdo parti ka shprehur qëndrimin e qartë të saj. Prandaj meqënëse pozicionet e partive janë të njohura, asnjë iniciativë e tillë nuk duhej të ishte ndërmarrë”, tha kryetari i Parlamentit të Greqisë, Nikos Voutsis.
 
Ky i fundit shtoi gjithashtu se me këtë pikëpamje kishin rënë dakord të gjitha palët, me përjashtim të Agimit të Artë. Por edhe Demokracia e Re mbrojti nismën që mori nënkryetari për të mbajtur 1 minutë heshtje për minoritarin grek që u vra në Bularat të Gjirokastrës.
 
Kurse politikani tjetër grek, Thanasi Pafilis deklaroi se nuk mund të vendosej në mënyrë të njëanshme për të mbajtur 1 minutë heshtje, pa konsultim mes palëve në Parlament. Pafilis theksoi vrasja e Kaçifas shfrytëzohet nga nacionalistët në Greqi dhe Shqipëri.
 
Pas këtyre diskutimeve, u kundërpërgjigj edhe nënkryetari i Parlamentit të Greqisë, Nikos Voutsis, i cili vendosi mbajten e 1 minutë heshtje. Sërish, ai mbrojti vendimin e tij. “Ju po diskutoni për një të vdekur, kurse unë po flas për një person të vrarë”. 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 26/05/2019 - 23:12

Moti ditën e nesërme pritet të jetë i ngrohtë, por nuk do të mungojnë as reshjet e shiut.

Postuar: 26/05/2019 - 22:28

Është përcjellë sot për në banesën e fundit, Ervin Devina, ish-punonjësi i policisë së shtetit i

Postuar: 26/05/2019 - 22:17

Trupi i të riut Dorian Licaj, i cili rezultonte i zhdukur që prej datës 30 Prill u gjet i varur d

Postuar: 26/05/2019 - 20:30

Automjetet që dalin nga kufiri midis Greqisë dhe Shqipërisë, nuk do të kontrollohen me vetëm nga

Postuar: 26/05/2019 - 20:17

Anila Bushi, një 38-vjeçare me pothuajse 20 vite martesë, thotë se nuk i intereson fare bashkësho

Postuar: 26/05/2019 - 19:13

Është kryer ekstradimi i shtetasit shqiptar R.K, 31 vjeç, lindur në Tepelenë, nga Vjena drejt ven

Postuar: 26/05/2019 - 16:54

Për mbi 20 vite kanë jetuar nën një çati, por Nazmia nuk është sjellë me vjehrrën ashtu siç është