Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Mbante armë e municione luftarake në shtëpi, përfundon në pranga 47-vjeçari në Tiranë

Postuar: 14/08/2019 - 15:20

Policia e Tiranës ka arrestuar një 47-vjeçar që posedonte armë e municionin luftarak në banesë. Blutë bëjnë me dije se arrestimi i tij ka ardhur pas finalizimit të operacionit i koduar "Peza". Ndërkaq, janë sekuestruar 3 armë zjarri dhe 308 fishekë luftarak.

Njoftimi i plotë:

Në zbatim të planit të masave për evidentimin dhe kapjen e personave me tendencë armëmbajtjeje pa leje, falë edhe informacioneve të marra nga qytetarët se një shtetas posedonte disa armë zjarri, shërbimet e Seksionit të Policisë kriminale të Komisariatit të Policisë Nr. 6 , organizuan dhe zhvilluan operacionin policor të koduar "Peza", i cili u finalizua me kapjen në flagrancë të shtetasit: D. H., 47 vjeç, banues ne Ballashenj, Njësia Administrative Pezë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri pistoletë me 8 fishekë.

Po në vijim të kontrollit, në afërsi të banesës së këtij shtetasi, shërbimet e policisë gjetën dhe sekuestruan edhe dy armë zjarri të tjera, konkretisht një automatik kallashnikov dhe një pushkë, si dhe 300 fishekë luftarakë.

Vijon puna në bashkëpunim me Prokurorinë e rrethit Gjyqësor Tiranë me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të veprimtarisë kriminale të shtetasit D. H.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë për veprime të mëtejshme.

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 23/08/2019 - 09:36

Një lajm i hidhur ka hidhur për familjarët e 26-vjeçarit që u qëllua ditën e djeshme me plumb në kokë.

Mësohet se Indrit Çelaj ka ndërruar jetë në spital

Postuar: 23/08/2019 - 08:56

Një incident i pazakontë ndodhi mbrëmë në studion e Çim Pekës, teksa po intervistonte kreun e Par

Postuar: 23/08/2019 - 08:40

Edhe ditën e sotme moti pritet të karakterizohet nga temperatura në larta.

Postuar: 23/08/2019 - 08:02

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e djeshme në një nga zonat më të populluara në kryeqytet.

Postuar: 23/08/2019 - 07:59

Gjykata e Tiranës ka dënuar me 9 vite heqje lirie Klodian Cirunën, i akuzuar se nëpërmjet mashtri