BREAKING NEWS

Klodiana Lala jep detaje nga shpërthimi me tritol në banesën e Armand Dukës: Një luftë e hapur me Veliajn

Klodiana Lala jep detaje nga shpërthimi me tritol në banesën e
x
BREAKING NEWS

Shpërthimi në banesën e Armand Dukës, vjen reagimi i parë nga Basha

Shpërthimi në banesën e Armand Dukës, vjen reagimi i
x
BREAKING NEWS

Shtëpisë së Armando Dukës i vihet tritoli, Erion Veliaj: Lëri këto filma tani

Shtëpisë së Armando Dukës i vihet tritoli, Erion Veliaj:
x
BREAKING NEWS

Shpërthim me tritol në shtëpinë e Armando Dukës

Shpërthim me tritol në shtëpinë e Armando Dukës
x
BREAKING NEWS

Ilir Meta plas deklaratën e fortë, zbulon problemin e madh që ka me ligjin Lulzim Basha: Kjo është arsyeja që ai sot i mban ison “Gruas se Bilalit”

Ilir Meta plas deklaratën e fortë, zbulon problemin e madh që ka
x
BREAKING NEWS

U bë president nga socialistët, a është penduar Ilir Meta? Ja si përgjigjet Presidenti

U bë president nga socialistët, a është penduar Ilir Meta?
x
BREAKING NEWS

Përplasja me politikën, sulmohet faqja zyrtare e Federatës Shqiptare të Futbollit

Përplasja me politikën, sulmohet faqja zyrtare e Federatës
x
BREAKING NEWS

Veliaj kërcënon Dukën me SPAK? Reagon për herë të parë Arben Kraja

Veliaj kërcënon Dukën me SPAK? Reagon për herë të
x

Aktualitet

Mbetet në burg Florind Shabani, zbardhen detajet si u ekzekutua ish-shefi i Antidrogës në Elbasan në vitin 2009

Mbetet në burg Florind Shabani, zbardhen detajet si u ekzekutua ish-shefi i

Në Gjykatën e Elbasanit ditën e djeshme është zhvilluar seanca ndaj 40-vjeçarit Florind Shabani, i cili u ekstradua pak ditë më parë nga Gjermania. Shabani është një nga autorët e dyshuar të ekzekutimit të ish-shefit të Antidrogës, Roland Rexhepi. Gjykata e Elbasanit, pranoi kërkesën e prokurorisë dhe vendosi për Shabanin masën e sigurisë “Arrest në burg”. Sa i përket vrasjes së ish-efektivit Rexhepi në vitin 2009, Shabani mendohet të ketë pasur rolin e vëzhguesit. Ndërsa ekzekutorë të viktimës kanë qenë M.T. dhe A.Ll., të dënuar respektivisht me 23 dhe 24 vite heqje lirie. Roli i Florind Shabanit në vrasjen e Roland Rexhepit është paraqitur në dosjen hetimore të 40-vjeçarit. Sipas asaj që thuhet në dosje, pak ditë përpara se të ndodhte atentati ndaj Rexhepit, Florind Shabani kishte parkuar një furgon përballë banesës së ish-efektivit. Nga hetimet ka rezultuar se furgoni i kthyer në pikë vëzhgimi ndaj Rexhepit, ishte blerë në një varrezë makinash në Maminas. Në derën e furgonit u konstatua një e çarë ku nga aty mund të shihej qartë banesa e Roland Rexhepit dhe garazhi ku dhe iu bë atentati. Ajo çka e implikon Florind Shabanin në rolin e vëzhguesit në atentatin e Rexhepit, janë provat e ADN-së të gjetura në automjet. Grupi hetimor në furgon ka gjetur një maskë dhe bishta cigaresh, nga ekzaminimi i të cilave janë gjetur gjurmë të ADN-së së Shabanit. ADN-ja e Florind Shabanit fillimisht u soll nga autoritetet gjermane dhe më pas nga autoritetet shqiptare iu bë një analizë ADN-je të atit. Në fund rezultoi që ADN e sjellë nga Gjermania, ajo e babait të Florind Rexhepit dhe ajo e gjetur në furgon ishin të njëjta. Kujtojmë që Florind Shabani fillimisht ishte arrestuar në Gjermani dhe më pas u ekstradua më 12 janar të këtij viti drejt vendit tonë nga Interpol Tirana.

Vrasja e Roland Rexhepit

Roland Rexhepi 36 vjeç, ish-agjent i Krimeve në Policinë e Elbasanit u ekzekutua në një atentat mafioz 13 vite më parë. Mëngjesin e 22 korrikut të vitit 2009 në lagjen “Vullnetari” të Elbasanit, 36-vjeçari ka dalë nga banesa e tij dhe ka shkuar në drejtim të parkingut. Në këtë çast i kanë dalë përpara dy persona me motor, të maskuar dhe të armatosur. Këta dy persona kanë qëlluar pa pushim me kallashnikov në drejtim të Roland Rexhepit. Pas sulmit, ish-efektivi u transportua në spital, por mjekët thanë se mbërriti pa shenja jetë si pasojë e plagëve të shumta që kishte marrë në të gjithë trupin. 36-vjeçari Rexhepi në kohën që iu bë atentat nuk ishte më pjesë e Policisë së Elbasanit, por punonte si përgjegjës i rojeve private në stadiumin e qytetit. Pas atentatit ndaj Rexhepit, pista kryesore ishte ajo e hakmarrjes për shkak të detyrës së tij në polici. Ndërkohë që vdekja e Roland Rexhepit vijonte të ishte ende e pazbardhur, ekzekutohet vëllai i tij, Iliri. Në 30 dhjetor të vitit 2011, në qendër të qytetit të Elbasanit Ilir Rexhepi iu bë atentat. Ilir Rexhepi doli nga lokali dhe në momentin që do hipte në automjetin e tij tip “Benz” një person qëlloi ndaj tij.