BREAKING NEWS

Bilanci tragjik nga virusi i frikshëm/ 10 mësues shqiptarë në Kinë japin alarmin dhe bëjnë thirrjen urgjente: Kemi katër ditë që nuk dalim nga shtëpitë...

Bilanci tragjik nga virusi i frikshëm/ 10 mësues shqiptarë
x

Aktualitet

Mbeti i vdekur nga shembja e Kavalishencës, efektivët e Frontex befasojnë me gjestin për familjen e kryekomisarit Bajram Hajdarmetaj (Foto)

Mbeti i vdekur nga shembja e Kavalishencës, efektivët e Frontex

Më iniciativë të këshilltarit policor të Gjermanisë në Shqipëri Ralph Krüger, punonjësit e Policisë që janë duke zhvilluar operacionin Frontex në Shqipëri janë solidarizuar me familjarët e kryekomisarit Bajram Hajdarmetaj, i cili humbi jetën në detyrë në Kavalishencën e Policisë në Durrës, që u shemb si pasojë e tërmetit të datës 26 nëntor.

Ata mblodhën një shumë parash, të cilat iu dorëzuan familjes së Bajram Hajdarmetaj, gjatë ditës së sotme në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Ka qenë vetë Kruger ai që i ka dorëzuar të ardhurat e mbledhura nga oficerët e Frontex familjarëve të kolegut të ndjerë shqiptar Bajram Hajdarmetaj.

Gjithashtu, Krüger i ka dorëzuar djalit të kryekomisarit një panoramë me fotot e të gjithë punonjësve të Frontex-it gjatë shërbimit në Shqipëri, të cilët janë solidarizuar dhe kanë kontribuar për të mbështetur familjen Hajdarmetaj.

Familjarët e kanë vlerësuar këtë gjest si shumë human dhe ngushëllues, jo për shumën e lekëve, por për vlerësimin dhe solidaritetin që ata treguan për ish-kolegun e tyre dhe familjarët e tij.