Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Mbyll sytë me shami dhe hidhet nga kati 11 i pallatit, shpërthen Mirush Kabashi për Adelën 23- vjeçare: Se dinte e gjora se duhet të jesh dashnorja e ndonjë drejtori që paguhet për të bërë kurvarin....

Postuar: 16/11/2019 - 16:59

Një zgjidhje kjo fatale, i ka marrë këtë herë jetën një vajze në në Rreshën.

Aktori i njohur Mirush Kabashi ka reaguar në lidhje me ngjarjen e trishtë. Kabashi shprehet se hedhja e Adela Gjokës ishte një shuplakë për të gjithë shqiptarët.

Kujtojmë se vdekja e të resë ka tronditur komshinjtë dhe gjithë qytetin e Rrëshenit. Banorët e zonës thonë se Adela kishte lidhur në sy një shami në momentin kur është hedhur nga pallati, ndërsa britmat e saj i kanë tmerruar të gjithë.

Mirush Kabashi shkruan:

“Adela Gjoka, një vajzë vetëm 23 vjeçe nga Rrësheni i dha fund jetës në kushtet e një depresioni të rëndë për shkak të varfërisë ekstreme të familjes së saj dhe pamundësisë për të gjetur një vend pune. E diplomuar për inxhinieri, ajo u end më kot dyerve shtetërore pasi nuk mori kurrë një përgjigje pozitive. Çdo përplasje dere ishte një thyerje zemre për të. I vranë shpresën teksa i duhej me patjetër një punë që të shlyente borxhet e familjes. Prindërit e saj të papunë, ishin zhytur në halle vetëm e vetëm që të shkollonin Adelën. Kishin qenë entuziastë se së paku hallet do tu mbaronin kur e bija të diplomohej. Diploma në perceptimin e tyre përkthehej me punësim. Punësimi, në para. E paratë në shlyerje borxhesh. Se dinin ende të gjorët se për një vend pune duhet të kesh teserë partie, 5 mijë euro, ose të jesh dashnorja e ndonjë drejtori idjot që vjen era kërmë e që paguhet për të bërë kurvarin, sekserin, spiunin e servilin. Adela u hodh mbrëmë rreth orës 23:00 nga kati i shtatë i pallatit ku jetonte në Rrëshen. Britmat e Adelës në “fluturimin” drejt fatalitetit tmerruan një qytet të tërë. Sot në Rrëshen të gjithë ulën kokat para trupit të së ndjerës. Askush nuk pati guximin për ti hedhur sytë këtij engjëlli që me vetëvrasjen e saj deshi të vriste një shoqëri të tërë. Deshi të vriste ata që e nëpërkëmbën. Ata që përqafojnë antivlerat dhe injorantët. Ata që nuk i dhanë një dorë që të ngjitej si shoqet e saja që kanë prindër nëpunësa apo me poste politike. Për Adelën askush se gjeti dot një vend pune. Aq shumë e donte punën sa së fundmi ajo po kërkonte të ikte nga vendi. Të gjente një punë edhe si babysitter diku në Europë, mjafton që të largohej… Por fati se deshi dhe gjërat nuk shkuan në vijën e duhur. Ajo mbrëmë nuk e përballoi më gjendjen që e kishte kapluar. Iku duke na dhënë një shuplakë të mirë të gjithëve dhe për të pushuar e vetme në paqe!”

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 11/12/2019 - 14:30

Ish-ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi tha se ajo që kryeministri Rama e ka quajtur KÇK ekziston dhe vepron më së shumti në gjykatat e rretheve.

Postuar: 11/12/2019 - 14:18

Prokuroria tashmë ka në dorë akt-ekspertimin e ADN-së për Redjan Rrajën.

Postuar: 11/12/2019 - 13:59

Tërmeti i 26 nëntorit shkaktoi edhe dëme të mëdha edhe në banesa.

Postuar: 11/12/2019 - 13:57

Moti për orët në vazhdim dhe ditën e nesërme sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak do të ul

Postuar: 11/12/2019 - 13:38

Vettingu në polici këtë të mërkurë ka nisur me drejtorin e Departamentit të Policisë Kriminale, T