Lajme të tjera
BREAKING NEWS

‘Ilir Meta kërcënon kryeministrin me vrasje’, Frrok Çupi lëshon ‘bombën’: Presidentit t’i hiqet …

‘Ilir Meta kërcënon kryeministrin me vrasje’, Frrok
x

Aktualitet

Mbyllet ambasada shqiptare në Athinë, zbardhet arsyeja

Mbyllet ambasada shqiptare në Athinë, zbardhet arsyeja

Ambasada shqiptare në Athinë është mbyllur. Burime për mediat bëjnë të ditur se shkak për mbylljen e ambasadës është infektimi i një punonjësi me Covid-19. Punonjësi punon në sektorin e aplikimeve për pasaportë.

Ai ka pasur shenja të buta të Covid-19 për disa ditë, dhe ka rezultuar pozitiv gjatë testit. Menjëherë punonjësi është izoluar në banesën e tij, ndërsa autoritet do të gjurmojnë kontaktet e tij. Ndërkohë për të mos përhapur panik në radhët e emigrantëve, ambasada ka njoftuar se pezulloi takimet e programuara për aplikime të emigrantëve në këtë institucion.

Sipas TCh mundësia që ai të ketë infektuar persona të tjerë është e vogël, pasi stafi i kësaj ambasade mban maska dhe doreza gjatë kontakteve me emigrantët të cilët aplikojnë për shërbime konsullore dhe pasaporta biometrike.

Drejtuesi e ambasadës kanë urdhëruar stafin të bëjë testin Covid-19, ndërsa sot ambasada do të dezinfektohet. Ende nuk dihet nëse shërbimet do të ofrohen nga nesër ose jo.