Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Mbyllet dosja e ish-futbollistit të “Butrintit”, i cili u vra në 1997

Postuar: 21/10/2018 - 16:52

Prokuroria e Sarandes ka mbyllur perfundimisht pas me shume se 21 vitesh dosjen e vrasjes se ish-futbollistit te “Butrinti”, te mirenjohurit Zoi Dhima. Ne vendimin e dates 17.10.2018, Gjykata e Sarandes, pas kerkeses se Prokurorise argumenton: “Gjykata konkludon që të pranojë kërkesën e organit të akuzës dhe të pushojë cështjen që i përket procedimit penal nr.02 te vitit 1998, pasi del qarte se në rastin e veprës penale “Vrasje me dashje” dhe “Armëmbajtje pa leje”, parashikuar nga neni 76 dhe 278 i Kodit Penal, ndjekja penale për këtë vepër  penale tashmë është parashkruar dhe si e tillë duhet të pushojë.

Ngjarja e rende, sipas vendimit te Gjykates, ka ndodhur në datën 18.05.1997, rreth orës 12:00, në lagjen nr.1 të qytetit të Sarandës, në afërsi të nje lokali, ku është vrarë me armë zjarri nga persona të paidentifikuar shtetasi Zoi Jani Dhima, banues në Gjashtë-Sarandë.

Plumbat kanë ardhur nga një skaf që erdhi nga deti, dhe në ngjarje ka mbetur i plagossur edhe shtetasi Leonadro Lapa.Pasi janë kryer veprimet hetimore dhe nuk është arritur të identifikohet autori i vrasjes, me vendimin e datës 13.07.1998, është pezulluar kjo çështje dhe i ka kaluar për veprime hetimore Komisariatit të Policisë Sarandë, për shkak së nuk është bërë i mundur identifikimi i autorit të kryerjes së veprës penale.

Në referencë të nenit 66, paragrafi i parë, gërma b , të Kodit Penal sipas të cilit “Nuk mund të bëhen ndjekje penale kur nga kryerja e veprës deri në çastin e marrjes së personit si të pandehur kanë kaluar njëzet vjet për krimet që parashikojnë dënim jo më të ulët se dhjetë vjet burgim ose dënim tjetër më të rëndë.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 22/04/2019 - 09:22

Ambasada Amerikane e akredituar në Tiranë i është bashkuar thirrjeve për ditën ndërkombëtare të Tokës.

Postuar: 22/04/2019 - 09:04

Policia ka ndaluar katër persona, të cilët dyshohet se janë të implikuar në grabitjen e ndodhur

Postuar: 22/04/2019 - 08:46

Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e një sherri të ndodhur me një tjetër.

Postuar: 22/04/2019 - 07:30

Një përplasje mes pasagjerëve është shënuar mbrëmjen e djeshme në aeroportin “Nënë Tereza

Postuar: 21/04/2019 - 23:57

Të tjera detaje janë zbuluar pas arrestimit të katër personave nga policia, që kanë lidhje dire

Postuar: 21/04/2019 - 23:40

Gazetarja Klodina Lala shprehet se dy personat e ndaluar në Elbasan janë pjesë e grupeve krimin

Postuar: 21/04/2019 - 23:08

Drejtoria e Përgjithshme Detare njofton se duke nisur që mbrëmjen e sotme pritet përkeqim i kusht