BREAKING NEWS

Vihet në dyshim besueshmëria e OBSH, nxjerr një tjetër version duke përhapur alarm: Po, ka prova që koronavirusi transmetohet nga ajri

Vihet në dyshim besueshmëria e OBSH, nxjerr një tjetër
x

Aktualitet

Mbyllja e kufijve për Shqipërinë, ‘revoltohet’ Pëllumb Pipero: U ndëshkuam se ...

Mbyllja e kufijve për Shqipërinë, ‘revoltohet’

Mjeku infeksionist, Pëllumb Pipero e cilësoi të nxituar vendimin e BE për të veçuar Shqipërinë nga lista e vendeve të vizitueshme, duke u shprehur i bindur se ky vendim është i pabazuar në të dhëna reale.

“Situata tek ne nuk është në atë nivel që rrezikon shëndetin e qytetarëve në vendet fqinje. Ne kemi një numër shumë të vogël, në raport me komunitetin jashtë Shqipërisë. E them si specialist i shëndetit publik nuk rrezikohet shëndeti i askujt pse vjen në Shqipëri.Mjafton të mbajmë maskën e të ruajmë distancën. Tek ne, për shkak të strategjisë së gjurmimit të rasteve dhe tamponimit edhe të kontakteve, ky numër del relativisht i madh. Në vendet e tjera tamponi nuk i bëhet kontakteve, vetëm rasteve klinike.Ne kemi qenë të sinqertë në shifrat që kemi dhënë, pasi në këtë situatë e vërteta është më rëndësishme se statistika”, tha mjeku infeksionist.

 Pipero këshilloi se në këtë situatë kur dielli, ajri, gjumi, ushqimi i shëndetshëm janë të rëndësishëm për të mundësuam imunitetin, secili mund të bëjë pushimet që ka planifikuar në det, por gjithmonë duke u ruajtur e duke ruajtur të tjerët.

“Duke qenë se të gjitha studimet sugjerojnë se virusi nuk transmetohet përmes ujit, deti është i shëndetshëm. Iu them njerëzve t’i bëjnë pushimet, por me kusht që hotelet dhe vetë qytetarët të zbarojnë protokollet e sigurisë”, theksoi ai.