Lajme të tjera
BREAKING NEWS

Paketa e Biznesit në mbështetje të çdo biznesi shqiptar

Paketa e Biznesit në mbështetje të çdo biznesi shqiptar
x

Aktualitet

‘Më 24 gusht do provohet për herë të parë në Itali vaksina anti- COVID’, mjeku shqiptar zbulon detajet çfarë po ndodh në shtetin fqinj

‘Më 24 gusht do provohet për herë të parë në

Më 24 gusht Italia do të aplikojë për herë vaksinën anti- COVID te 3 pacientë të prekur.

Kështu është shprehur mjeku shqiptar në Itali,  Albert Troci. Ai ka theksuar se duhet pasur shumë kujdes, pasi nëse kjo vaksinë do të ketë 2-3% efekte anësore do të jetë më shumë e dëmshme se efikase.

"Vaksina italiane do të fillojë provën e parë te pacientët më 24 gusht, në 3 pacientët e parë dhe do të shikojmë si do të jetë, por duhet të kemi shumë kujdes se duhet që vaksina të jetë tepër e sigurt dhe shumë efikase. Sigurua është hapi kryesor, nëse do të ketë 2-3% efekte anësore do të kishte më shumë dëme se sa pozitive. E po të kemi 3% efekte anësore në popullsi për rreth 7 milion banorë do të kemi në tragjedi. Kështu efikasiteti dhe siguria janë pikat kryesore para shpërndarjes së vaksinës në masë", tha Troci për Report Tv.

Në shtetin fqinj, ditëve të fundit janë shtuar rastet e reja përgjatë 24 orëve. Ai ka listuar dy arsye kryesore. Së pari, ka një rritje të të rinjve të infektuar, që sipas Trocit, vjen si pasojë e neglizhencës së tyre dhe së dyti rastet e imprtuara nga jashtë.

"Qytetarët janë ushtarët kryesorë që ndihmojnë shumë në kufizimin e virusit. Rastet e reja që po shikojmë në Itali janë shumë moshë e re. Vihet re që të infektuarit janë edhe turistë që kthehen nga jashtë. E importojne virusin nga jashtë", përfundoi Troci.