Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Me blinda dhe snajpera/ FNSH e RENEA rrethon Niklën në Krujë, kush është i forti që u arrestua

Postuar: 12/09/2018 - 09:03

Prej orëve të para të mëngjesit të sotëm forcat speciale, FNSH, RENEA, shoqëruar nga mjete të blinduara,  kanë rrethuar fshatin Nikël të Krujës duke kryer kontrolle të befasishme në banesat e një grupi personash të cilët janë njohur si grupi i Niklës.

Mësohet se mes banesave të rrethuara dhe kontrolluara janë ato të fisit të njohur në këtë zonë Haka. Vilat e Flamur Hakës i njohur me nofkën Tuku, Marenglen Hakës, Durim dhe Valter Bamit, Ylli Cangut etj. Janë mbi 20 mjetë të forcave speciale në aksion, autoblinda dhe furgona të FNSH dhe RENEA. Në pikat kyçe janë vendosur snajpera për të parandaluar ndonjë rezistencë me armë nga personat që po kontrollohen.

Aksioni është në vazhdim e sipër, nuk dihet ende nëse kanë sekuestruar armë, mjete të blinduara dhe sa persona. Nga informacioni paraprak,deri tani kanë shoqëruar në mjet të blinduar Tukun, që njihet si më kryesori i Niklës. Nuk dihet ende cili është motivi i aksionit saktësisht. Por zona e Niklës njihet si një ndër zonat më të nxehta në Shqipëri ku kanë ndodhur një numër i madh ngjarjesh në të kaluarën, dhe grupi i Niklës është nga më të njohurit në vend.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
You voted 3. Total votes: 4

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 20/09/2018 - 23:49

Policia ka arrestuar juristin e Hipotekës së Shkodrës dhe tre persona të tjerë pasi akuzohen për korrupsion pasiv.

Në pranga kanë rëndë Mirjan Bletaj, me detyrë jurist pranë ZVRPP Shkodër dhe Sokol Tirana.

Postuar: 20/09/2018 - 23:37

Një rrahje në një familje në Shijak, ka për protagonistë babanë dhe dy fëmijët e tij,

Postuar: 20/09/2018 - 23:24

Deputeti i Partisë Socialiste Durim Hushi ka ndërruar jetë në moshën 65 vjeçare.

Postuar: 20/09/2018 - 23:06

Një burrë i ka dhënë fund jetës së tij, duke konsumuar fostoksinë.

Postuar: 20/09/2018 - 22:43

 Alfred Peza deklaroi në emisionin “Open” me gazetaren Eni Vasili se opozita ka

Postuar: 20/09/2018 - 22:22

Deklarata e Monika Kryemadhit në emisionin "Open" se në Llakatund të Vlorës është gjetu

Postuar: 20/09/2018 - 21:07

Karabinierët e Firences kanë mbyllur rubinetet e një prej organizatave kryesore të trafikut të dr