
Aksidenti në Rrëshen, shkon në 7 numri i të plagosurve, mes tyre 3 fëmijë

Shtëpia e Bardhë përshëndet Albin Kurtin për zgjidhjen e konfliktit dhe i kërkojnë Vuçiçit të ulë tensionet

Udhëtimi sekret i shefit të CIA-s në Kinë, çfarë misteri fsheh vizita e tij?

Tronditëse në Përmet, 24-vjeçari vret nënën e tij

Shmanget konflikti i shekullit, tension në ngushticën e Tajvanit, kinezët provokojnë amerikanët

Joe Biden nënshkruan marrëveshjen e borxhit, SHBA shmang falimentimin

Aksident me vdekje/ Përplasen dy makina, policia del me njoftimin zyrtar

Berisha reagon pas deklaratës së Ramës për Kurtin: Kërkon mëshirë nga Perëndimi për aferën McGonigal

Me çanta plot me para/ Si u zbulua 54-vjeçari, po tentonte të kalonte kufirin

Shkruar nga SOT.COM.AL 25 Mars 2023

Një 54-vjeçar, i cili po udhëtonte drejt Greqisë me çantën me rreth 45 mijë euro kesh, është ndaluar nga policia doganore në kufrin e Kakavijës.
Kakavijë/Goditet një tjetër rast i mosdeklarimit të të hollave në kufi.
Udhëtonte në drejtim të Greqisë dhe nuk deklaroi shumën e eurove në doganë, procedohet penalisht 54-vjeçari.
Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale 44 750 euro që u gjetën në çantën e 54-vjeçarit.
Shërbimet e Policisë Kufitare kanë intensifikuar kontrollet me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare.
Si rezultat i kontrolleve të shtuara, bazuar dhe në analizën e riskut, në dalje të RSH-së, shërbimet e Policisë Kufitare, gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë, në çantën e shtetasit Dh. P., gjetën 44 750 euro, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Ky shtetas nuk e kishte deklaruar këtë shumë parash, sipas përcaktimeve ligjore në fuqi.
Në përfundim të veprimeve, strukturat hetimore të DVP Gjirokastër referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Dh. P., 54 vjeç, banues në fshatin Dhuvjan, Gjirokastër, për veprat penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Më të lexuarat


Tronditëse në Përmet, 24-vjeçari vret nënën e tij

Aksident në “Rrugën e Kombit”, ka të plagosur, mes tyre edhe një fëmijë

U lirua nga qelia, avokati i Saimir Tahiri zbulon kufizimet dhe të drejtat e ish-ministrit: Mund edhe të dalë nga shtëpia

“Harta” e kokainës në Tiranë, zonat ku shitet më shumë ‘pluhuri i zanave’ apo ‘buka e bardhë’

Ngjarje e rëndë në Tiranë, raportohen të plagosur

Analiza e REL: Tensionet në veri shqetësojnë investitorët e huaj

Mjeku i njohur jep alarmin: Nëse askush nuk do pinte duhan mund të parandalonim....

Plagosi me thikë dy persona, arrestohet 52-vjeçari në Sarandë

Aksident në Vlorë, dalin detajet e para

Aksident me vdekje/ Përplasen dy makina, policia del me njoftimin zyrtar
