BREAKING NEWS

Sekuestrohet ish-hotel ‘Vollga’ në Durrës, kush është bosi që kishte privatizuar një pjesë të pronës, pritet konferencë nga Agjencia e Administrimit të Pasurive

Sekuestrohet ish-hotel ‘Vollga’ në Durrës, kush
x

Aktualitet

“Me çfarë të drejte kryeministri ndërhyn në jetën personale”, Robert Budina mposht COVID-19 dhe i rikthehet protestës për teatrin, zbulon ku e mori virusin

“Me çfarë të drejte kryeministri ndërhyn në

Regjisori Robert Budina ka lënë pas COVID-19 dhe sot ka vijuar protestën për rindërtimin e teatrit aty ku ishte.

Budina në një video të publikuar nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka qenë tek sheshi i teatri dhe ka treguar eksperiencën e tij me virusin. Ai është shprehur se çështjen e infektimit do ta ndjek penalisht, pasi Kryeministri Edi Rama i publikoi emrin si të infektuar.

“Do t’i shkoj deri në fund të vërtetës se me çfarë të drejte kryeministri ndërhyn në jetën personale të aktivistëve të mbrojtjes së teatrit”, u shpreh ai. Më tej ai ka folur dhe për infektimit dhe shprehet se virusin mund ta ketë marrë nga persona që kanë qenë të infektuar më parë.

“Kur ky kryeministër dhe kryetar Bashkie duhet të mendojnë për punonjësit e tyre që të mos i zërë koronavirusi, mendojnë të mbyllin Teatrin Kombëtar. Koronavirusin nuk e merr nëpër protesta. Edhe unë që më nxorën me koronavirus dhe nuk e dimë si është e vërteta, rashë në kontakt me njerëz të infektuar nga spitali Infektiv dhe e mora. Ndërsa në protesta duke takuar dhjetëra apo mijëra njerëz nuk e mora”, është shprehur ai.

Robert Budina u infektuar bashkë me vëllain e tij, Edmond Budina.