BREAKING NEWS

‘Koha nuk pret’, Jozefina Topalli prezanton “Lëvizjen për Ndryshim”: Ka vetëm dy mundësi në jetë!

‘Koha nuk pret’, Jozefina Topalli prezanton “Lëvizjen
x

Aktualitet

Me dy armë, gjykata e lë në 'arrest shtëpie' Fjolla Morinën! Revoltohet Artan Hoxha: Po të ishte ndonjë katundar do…

Me dy armë, gjykata e lë në 'arrest shtëpie'

Gjykata e Kukësit ka lënë në arrest shtëpie këngëtaren Fjolla Morina, pasi në çantën e saj u gjendën dy armë. Ndërkohë për dy miqtë e saj, Fisnik Syla dhe Fitim Muji për të cilët vetë këngëtarja ka thënë se ishin thjeshtë shoqëruesit e saj, gjyqtarja Merita Karaj ka caktuar masën e sigurisë "arrest me burg". 

Duke përmendur emrin e Eldi Dizdarit dhe këngëtares Fjolla Morina, gazetari investigativ Artan Hoxha u shpreh se të gjithë të përfshirët në botën e krimit kanë lidhje me figura të larta të shtetit.

“Unë thashë shyqyr që nuk do i ekstradojnë në Shqipëri. Po të ishin këtu ata për 100 vjet nuk i kapnin. E kanë siguruar ata. Ai (Eldi Dizdari) e kishte shtëpinë pas piramidës, po nuk guxonte njeri që t’ja përmendte emrin. Nuk ka drejtësi këtu. Edhe Fjollën e kapën me 2 kobure dhe e lëshuan. Po të kishin kapur një katundar nga Tepelena, do e kishin kalbur në burg. Kjo është drejtësia,” tha Hoxha për Fax News.