Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

"Më goditi, por unë vazhdova punën!"/ Mjeku i QSUT-së tregon ngjarjen si u dhunua nga pacienti

Postuar: 12/02/2019 - 21:47

Edhe pse u godit nga një pacient pa asnjë motiv, infeksionit Gent Stroni vazhdoi punën e tij deri në mbylljen e turnit, për të bërë të nesërmen denoncimin.Infeksionisti i Spitalit “Nënë Tereza” tregon incidentin që ndodhi mesditën e së dielës, ndërsa i bën thirrje qytetarëve që të kërkojnë ndihmë mjekësore në mjekun e familjes.

 
“Atë ditë isha roje dhe e nisa shërbimin deri në orën 8:00. Kishte fluks të madh dhe deri në orën 13:00 kisha 60-70 raste. Vjen zotëria me bashkëshorten dhe kishte blerë një vaksinë kundër gripit. I thash që nuk është urgjencë, por gjithsesi i kërkova të më linte pak kohë që të menaxhoja rastet që ishin problematike. Doli me nusen te dera dhe insistonte që t’ia bënim vaksinën në këmbë. E gjitha ndodhi brenda 4-5 minutave. Ndërsa isha pranë një pacienti, filloi të bërtiste dhe të argumentonte me infermieren. Në këto momente i them se po më pengonte dhe ky ishte momenti i ngritjes së tensionit dhe aty situata doli jashtë kontrollit. Filloi shtyrja dhe sharja deri në aktin e tij. Nuk ishte një lloj konfrontimi, por ai më qëlloi. Nga ky çast vazhdova punën”, tregon Stroni.
 
Ai vazhdon më tej duke treguar se kishte vijuar punën deri në orën 2:00, ndërsa denoncimin priti për ta bërë të nesërmen.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 21/04/2019 - 22:01

Kur të gjithë po presin që temperaturat të rriten, Mbrojtja Civile Kombëtare në Itali parashikon erëra shumë të forta.

Postuar: 21/04/2019 - 21:44

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në aksin rrugor Lushnje-Berat, në vendin e

Postuar: 21/04/2019 - 21:31

Të tjera detaje janë zbuluar pas arrestimit të katër personave nga policia, që kanë lidhje dire

Postuar: 21/04/2019 - 21:21

Policia ka arrestuar katër persona të cilët dyshohet se kanë lidhje me grabitjen e ndodhur më 9

Postuar: 21/04/2019 - 20:54

Hetimet për grabitjen në Rinas kanë marrë një kthesë të madhe pas identifikimit të servisit, në p

Postuar: 21/04/2019 - 20:50

Edhe pse sot është e kremtja e Pashkës, banorët e Unazës së Re kanë vijuar me protestën e tyre

Postuar: 21/04/2019 - 20:42

Gazetarja Klodina Lala shprehet se dy personat e ndaluar në Elbasan janë pjesë e grupeve krimin