BREAKING NEWS

“Protesta do mbahet para Kryeministrisë”, Berisha i bën thirrjen e fortë Bashkisë dhe e paralajmëron

“Protesta do mbahet para Kryeministrisë”, Berisha i bën
x
BREAKING NEWS

Presidenti Begaj merr vendimin, i jep nënshtetësinë shqiptare këngëtares Dua Lipa

Presidenti Begaj merr vendimin, i jep nënshtetësinë shqiptare
x
BREAKING NEWS

“Bojkotoi” seancën e përbashkët plenare, Berisha zbulon arsyen pse u largua nga parlamenti

“Bojkotoi” seancën e përbashkët plenare, Berisha
x
BREAKING NEWS

Rama merr fjalën në Kuvendin historik Shqipëri-Kosovë, deputetët e PD-së marrin vendimin e papritur! Çfarë ndodhi?

Rama merr fjalën në Kuvendin historik Shqipëri-Kosovë,
x
BREAKING NEWS

“Duhet të jemi më shpesh bashkë!”, mesazhi Albin Kurti ‘thumbon’ Ramën në 110-vjetorin e pavarësisë: Të përfshihemi në çështjet e njëri-tjetrit, por jo për të penguar

“Duhet të jemi më shpesh bashkë!”, mesazhi Albin
x
BREAKING NEWS

Mbledhja e përbashkët të dy kuvendeve, Mediu ngre alarmin dhe bën thirrjen e fortë: Serbia po blen armatime, të ndalojmë menjëherë influencën ruse dhe kineze

Mbledhja e përbashkët të dy kuvendeve, Mediu ngre alarmin dhe
x
BREAKING NEWS

FOTO/ Prej disa kohësh mungesë, mbledhja Shqipëri-Kosovë ‘bën të gjallë’ Bashën

FOTO/ Prej disa kohësh mungesë, mbledhja Shqipëri-Kosovë
x
BREAKING NEWS

110-vjetori i Pavarësisë, mblidhen dy parlamentet Shqipëri-Kosovë, nis seanca e përbashkët

110-vjetori i Pavarësisë, mblidhen dy parlamentet
x

Aktualitet

“‘Më jep leje të vras…’, i puth dhe e puthin me jargë pijanecësh”/ Frrok Çupi tregon fundin tragjik të Ilir Metës dhe Sali Berishës: Ja çfarë do ndodhë javën e ardhshme. Për herë të parë dyshja...

“‘Më jep leje të vras…’, i puth dhe e puthin

Analisti Frrok Çupi në një analizë të thelluar ka ironizuar ish presidentin Ilir Meta. Çupi në komentin e tij ka bërë një paralelizëm dhe krahasim mes Ilir Metës dhe Nicolae Çausheskun e Rumanisë.

“Këtu do të ndryshonte puna me Çausheskun e Rumanisë, sepse ai, me dorën e vet, nuk e ktheu kurrë floririn që e kishte vjedhur në Rumani dhe në kampin socialist. Këta, me sa duket, nën urdhrin amerikan, po bëjnë rreshtin drejt vendit ku dorëzohet floriri i vjedhur”, shkruan ndër të tjera Çupi.

Komenti i plotë i Frrok Çupit

Nicolae Çaushesku ishte me fat që iku që në fillim. Se ndoshta po të lihej si fshesë rrugëve, mund të kishte degraduar edhe ai me floririn e tij. Por iku dhe e mbylli.

Ne e pamë Çausheskun tonë, që vodhi floririn dhe miliarda të tjerë, tek po i varen jargët rrugës. Gënjen, mashtron, mbledh njerëz nga vulgu, ngopet kur i dëgjon që i thonë ‘më jep leje të vras…’, i puth dhe e puthin me jargë pijanecësh, shkon në shtëpi e thyen televizorin…

… Po përsiatesha këto ditë kur vjedhësit e floririt janë thërritur në hetim nga SPAK, dhe teksa i shikoj që zhvendosen nëpër karrige më të vogla se ‘prapashtesa’ e tyre dhe nëpër tribuna ligjesh. Kur vihen në rresht drejt SPAK, më duket se janë nisur për të dorëzuar floririn e vjedhur, ecin shtrembër –shtrembë si të ngarkuar keq.

Këtu do të ndryshonte puna me Çausheskun e Rumanisë, sepse ai, me dorën e vet, nuk e ktheu kurrë floririn që e kishte vjedhur në Rumani dhe në kampin socialist. Këta, me sa duket, nën urdhrin amerikan, po bëjnë rreshtin drejt vendit ku dorëzohet floriri i vjedhur.

Edhe një gjë tjetër është thuajse e krahasueshme mes Çausheskut rumun dhe këtij Çausheskut tonë:

 

Për këta në Shqipëri, pas 30 vjet, është ngritur Struktura e Posaçme Anti- Korrupsion (SPAK). Gjyqi i Nicolae dhe Elena Çau?heskut u mbajt më 25 dhjetor 1989 nga një Tribunal Ushtarak i Jashtëzakonshëm, një gjykatë ushtarake e krijuar me kërkesë të një grupi të sapoformuar të quajtur Fronti i Shpëtimit Kombëtar. Këtu janë të krahasueshëm të dy palët.

Përveç vjedhjes së pasurisë së popullit, duke shfrytëzuar postin dhe besimin e dhënë politik, gjë tjetër nuk ka të përbashkët mes këtyre njerëzve të të njëjtës specie.

Këta nuk e kanë fisnikërinë e Nikolaes dhe të Elena Çausheskut. Të dy rumunët u drejtuan për te muri i depos ushtarake, në sekondën e fundit, veshur e stolisur në flori. Këta tanët që morën floririn dhe pasurinë publike, nuk e kanë as sqimën që të dëshmojnë se janë ‘udhëheqës’. Me të njëjtën kartë ‘udhëheqës’ me të cilën vodhën pasurinë e popullit dhe vranë kundërshtarë, njerëz nga populli dhe fshatarë nga Gërdeci, po me atë ‘burrëri’ duhej të kishin dalë para popullit, ditën që do të rreshtoheshin drejt SPAK. Ne po vdesim të shikojmë një udhëheqës, sado i keq, i keq sa djalli, por ditën e fundit të mos jargavitet rrugëve dhe të mos veshë jelekun e zi si ‘Luk Munegja’ për të dëshmuar se unë ‘jam një nga ju, i varfër sa ju’.

U ngopëm duke dhënë mëshirë për udhëheqësit tanë katilë. Diktatori komunist, Hoxha, shkoi në atë botë duke ‘arnuar çorapet’. Haxhi Qamili- para tij- kishte ikur i palarë, me një plumb nga një ushtar serb në një përroskë të Librazhdit. Sali Berisha, i nominuar si më i korruptuari në botë, shumë vite jetoi në Brrakë, pastaj thotë se ‘jetoj në shtëpinë e dhëndrit’. Neveri. Malësorët e Veriut e kishin kodin e tyre që ndoshta gjithë jetën nuk ia shikonin shtratin dhëndrit ku ai flinte me të bijën.

Magari të kishim një ‘Çaushesk’ që të lahej në flori ditën kur të nisej për në ‘ditën e gjyqit’. Do të na mbushej zemra sikur hasmin tonë ta shikonim ‘të denjë’. Por as këtë rast nuk na e dhanë.

Më duket se Nikolae dhe Elena Çaushesku e nderuan kombin e tyre që i ekzekutoi në një ‘festë demokracie’ në dhjetorin e vitit 1989. Ata u paraqiten të hijshëm e të larë në flori për çastin e fundit.

Javën e ardhshme këta tanët do të rreshtohen për nga stacioni i trenit të Tiranës, atje ku janë bashkuar SPAK dhe Burgu 313. Duket sikur simbolika është zgjedhur mrekullisht mirë: Për herë të parë, Berisha dhe Meta ( dy presidentë) e kanë shkelur Tiranën  duke zbritur nga stacioni i trenit, ashtu të ndrojtur e shtremba- shtremba, me nga një valixhe druri nën dorë. Edhe sot, pasi kanë ngarkuar disa kuintalë nga floriri i shtetit dhe disa pasuri publike, miliarda dollarë dhe vila e toka…, këta prapë shfaqen me ‘valixhe druri’. Njësoj si atë ditë kur zbritën në stacionin e trenit afër burgut 313.

Askush nuk ndjen as dhimbje as krenari; por qytetaria ndjen një boshllëk se ‘si vallë nuk kishim një hajdut që të ikte i veshur me floririn e vjedhur’.

Më të lexuarat