BREAKING NEWS

Epidemiologu rrëzon Spitalin Amerikan: OBSH ka licencuar vetëm ISHP për analizat e COVID-19, privati nuk mund të kryejë teste

Epidemiologu rrëzon Spitalin Amerikan: OBSH ka licencuar vetëm ISHP
x

Aktualitet

"Më ka humb gruaja", Arbana Osmani zbulon historinë e dhimbshme të çiftit që u bë virale me kryeministrin Rama pas tërmetit

"Më ka humb gruaja", Arbana Osmani zbulon historinë e

Më 26 nëntor Shqipëria u trondit nga një tërmet i fortë që mori 51 jetë. Ndërkohë që mori gjithë jetën të pafajshme, tërmeti shkatërroi mijëra banesa.

Një ndër familjet e shkatërruara është dhe familja e Kastriotit, i cili u bë i njohur nga batuta e kryeministrit Rama, pasi bashkëshorti i kërkoi t'i gjente gruan.

Sonte është i ftuar në "Dua të të bëj të lumtur" duke i kërkuar bashkëshortes së tij të kthehen bashkë, por duke thënë që nuk pranon që të jetojë në hotel, aty ku gjendej bashkëshortja e tij.

"Unë e dua, për mua është mbretëreshë ajo, për mua ka bërë gjithshka por nuk jetoj në hotel"- kështu u shpreh ai në studion e Top Channel.

Bashkëshortja e tij, hodhi poshtë aludimet se ajo e kishte braktisur pas tërmetit duke deklaruar se thjeshtë kishte kërkuar strehë për vetë dhe djalin e tyre.