Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

“Më kërcënon me foto intime”, shqiptarja përplaset ‘live’ me ish-burrin dhe nxjerr detajet e rënda: Dy fëmijët janë…

Postuar: 18/04/2019 - 14:46

Në emisionin “Me Zemër të Hapur” në News 24, u trajtua historia e çiftit të azilantëve të cilët pas divorcit e kanë kthyer marrëdhënien e tyre në një luftë të vërtetë.

Ndërsa ishin në Shqipëri ish-bashkëshortja e denoncoi për dhunë dhe ndërsa ai përfundoi në burg për 4 muaj, ajo u vendos në një shoqatë.

Më pas shkoi dhe u vendos në Francë ku dhe ndodhet aktualisht. Nga martesa e tyre kanë 2 fëmijë dhe ish-gruaja iu lut që të dërgonte një prokurë që të udhëtonin edhe fëmijët e të bashkoheshin sërish.

Ai besoi dhe e dërgoi prokurën, por ajo sipas tij u lidh me dikë tjetër dhe i mban fëmijët larg të atit. Gjatë përballjes së parë live ata hodhën akuza të forta për njëri-tjetrin, ndërkohë që ish-bashkëshortja kërkon ndihmë pasi ai vazhdon ende ta kërcënojë e shantazhojë përmes fotografive erotike dhe mesazheve të bëra gjatë periudhës që kanë qenë së bashku.

“Pasi isha ndarë, Fatjoni më ka ardhur në shtëpi, më ka rrahuar, ndaj jam detyruar të kërkoj urdhër mbrojtje”,- thotë gruaja.

Ajo madje e akuzon se “Ai ka grua tjetër ka edhe dy fëmijë me të. Asaj i kërkoj ndjesë që i përmenda emrin”.

Ndërkaq, në një lidhje telefonike, Fatjoni pranon se e ka kërcënuar, për shkak se ndjehet keq që në një shtëpi ku rriten fëmijët e tij, hyjnë e dalin të dashurit e gruas.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 26/05/2019 - 10:08

OSHEE njofton se në disa zona të Tiranës do të ketë kufizim të energjisë elektrike për tri ditë me radhë.
 
Shkak, sipas OSHEE janë punimet për investimin në kabinat elektrike.

Postuar: 26/05/2019 - 09:55

Është vënë në pranga një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar.
 

Postuar: 26/05/2019 - 09:34

Lëkundje të forta tërmeti me magnitudë 4.1 ballë janë regjistruar në jug të vendit.

Postuar: 26/05/2019 - 09:02

Analisti Ilir Demalia ka komentuar protestën e sotme të opozitës.

Postuar: 26/05/2019 - 08:37

Moti ditën e sotme pritet të jetë i ngrohtë, por nuk do të mungojnë as reshjet e shiut.

Postuar: 26/05/2019 - 07:56

Gjykata e Apelit për Krime të Rënda dënoi me burgim të përjetshëm David Qosen, e akuzuar për vras

Postuar: 26/05/2019 - 07:54

Policia e Shkodrës ka arrestuar mesditën e djeshmeish-kryetari i komunës Shalë, Dedë Tonaj.