BREAKING NEWS

Kush do jenë ministrat e ardhshëm të Ramës? Kreshnik Spahiu nxjerr për herë të parë EMRAT: Do ketë prurje të reja!

Kush do jenë ministrat e ardhshëm të Ramës? Kreshnik Spahiu
x

Aktualitet

“Më la tërë natën pa gjumë dhe në mëngjes vura duart në kokë”, Artan Hoxha bën publike dosjen mafioze: Kokat e politikës i rrinin gatitu bosit të krimit! Kishte edhe numrin e drejtorit tim!

“Më la tërë natën pa gjumë dhe në

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka komentuar sot dosjen e përgjimeve të antimafias italiane.

Hoxha ka zbuluar një tjetër rast, që tregon sipas tij, lidhjet e krimit me politikën shqiptare.

I ftuar në studion e lajmeve në “Abc News”, Hoxha tha se teksa ka qenë duke verifikuar rastin e një vrasjeje, në dorë i ka rënë një dosje me përgjime, për një bos të vrarë të botës së krimit në Shqipëri, i cili njihej si biznesmen. Hoxha tha se në përgjime rezultonte sesi ai komunikonte me të gjithë kokat e sotme të politikës.

“Do të të jap një rast konkret, që duke kërkuar në arkivë, duke kërkuar për histori me vrasje seriale, kisha harruar një dosje me disa përgjime. Çfarë dilte aty? Më la tërë natën pa gjumë dhe në mëngjes vura duart në kokë.

Në rastin konkret, gjeta bosin e krimit shqiptar, në telefonin e të cilit, është vrarë personi, ishin numrat e drejtuesve kryesorë politikë, majtë e të djathtë, drejtorët e Policisë, kryetarët e gjykatave,, shefat e prokurorisë, prokurorët me çështje sensitive, dhe më e veçanta, kishte kontakte me persona që bëjnë përgjimet, në SHIK, Prokurori dhe Ushtri.

Aty pashë edhe numra, i shihja që të gjithë ishin në ngërç, ai kishte edhe numrin edhe të drejtorit tim, edhe të kryeredaktorit tim. S’kishte nevojë për mua, se e priste burimin e ujit, bam. Kujtova gjithë skenën, kujtova pse ne na bllokoheshin lajmet për të. Bos krimi e quanim ne, por ai qe biznesmen shumë i madh.

Kur pashë përgjimet, mi dha një polic, sot është Dëshmor i Atdheut. Çështja e tij u mbyll, ai u transferua, mi dha për kuriozitet. Në disa përgjime, shihje sesi janë të njëjtët koka të politikës që janë edhe sot. Kur iu binte ai biznesmeni në telefon, bosi, këta përgjigjeshin pronto, gatitu. Se s’kishte whatsapp asokohe.”-tha Hoxha.