Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Me masë sigurie “arrest shtëpie”dhe i armatosur, arrestohet në Durrës Elvis Gaçaj, pjesë e grupit “Duka”

Postuar: 10/10/2019 - 07:44

Policia e Durrësit ka prangosur Elvis Gaçajn, bashkë me një mikun e tij, në tentativë për t’i shpëtuar ndjekjes së policisë. Gaçaj u arrestua pasi automjeti në të cilën udhëtonte së bashku me Klajd Drizajn, po kryente manovra të dyshimta në rrugë. Sapo kanë parë policinë, kanë tentuar të largohen, por pas ndjekjes së uniformave blu të dy personat me precedent kriminal përfunduan në pranga. Arrestimi i tyre u bë i mundur në bazë të informacioneve të siguruara se dy persona lëviznin me një automjet me armë zjarri me vete. Uniformat blu kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Taulantia”. Shërbimet e policisë në rrugën "Taulantia" kanë bërë të mundur identifikimin e mjetit që lëviznin personat e dyshuar, automjet i cili kryente manovra të dyshimta në rrugë. Duke marrë parasysh informacionin e marrë se në këtë mjet mund të kishte persona me rrezikshmëri të lartë shoqërore, policia ka ngritur një perimetër të gjerë rrethimi për kapjen e tyre. Elvis Gaçaj 44 vjeç, i cili ra në prangat e policisë ditën e djeshme, pritet të jetë personi i parë, ndaj të cilit do të aplikohen ndryshimet e Kodit Penal, për armëmbajtje pa leje. Gjatë kontrollit atij iu gjet një armë pa leje, dhe tani rrezikon 15 vite heqje liri, ashtu siç parashikon Kodi i ri Penal, i cili hyri në fuqi ditën e djeshme. Gaçaj është një emër i njohur për drejtësinë për një sërë veprash penale. Arrestimi i tij është bërë në rrugën "Taulantia" në Durrës, i cili ka qenë duke udhëtuar bashkë me një person tjetër. Klajdi Driza, që ishte në drejtimin e automjetit sapo ka parë Policinë është larguar me shpejtësi, por është bllokuar nga uniformat blu, ku është vënë në pranga bashkë me Elvis Gaçajn, që ishte pasagjer. Gaçaj është person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, i dënuar më parë për veprat penale kundër personit dhe për armëmbajtje pa leje, ndërsa ai ishte edhe me masë sigurie "Arrest në shtëpi". Ndërsa, Klajdi Driza, është person me precedentë penalë të mëparshëm në fushën e veprave penale kundër personit dhe armëmbajtje pa leje. Driza akuzohet për veprat penale "Moskallëzimi i krimit "dhe "Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik". Në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar një armë zjarri pistoletë CZ çeke, dy krehër me 26 fishekë kalibër 9 mm dhe automjeti tip BMË. Gaça njihet dhe si mik me Leonard Dukën, i shpallur në kërkim për vrasjen e ish policit Santiago Malko.

Kush është Elvis Gaçaj

Elvis Gaçaj rezulton person me precedentë penalë, pasi është përfshirë në një sërë ngjarjesh kriminale. Në Prill të këtij viti, ai është arrestuar së bashku me Leonard Dukën në Tiranë, ndërsa armën e hodhën nga ballkoni i banesës sapo konstatuan policinë. Në vitin 2015, Gaçaj ka qenë objektiv i një atentati te “Lulishtja 1 Maji”, në kryeqytet, ku u vranë dy persona, ndërsa ai mbeti i plagosur. Në këtë atentat, mbetën të vdekur gabimisht shtetasit Aurora Oskain dhe Kevin Rugova, ndërsa shpëtoi shoqja e Aurorës, Eda Gjura. Sipas autorëve, shkaku i konfliktit mes tyre ishte sepse disa muaj para ngjarjes, i arrestuari në aksionin e sotëm, Elvi Gaçaj, u kishte propozuar që të punonin për të për të shpërndarë drogë, hashash, në zonën e Tiranës së Re dhe kompleksin sportiv “Dinamo”. Gjithashtu, 44-vjeçari akuzohet dhe si personi që dispononte dhe financonte parcelat me hashash në zonën e Shëngjergjit. Elvis Gaçaj, 44 vjeç, brenda viteve 2013-2015 u kishte shpëtuar edhe dy atentateve të tjera, ndërkohë që sulmet e mëparshme për ta eliminuar ishin kryer me eksploziv. Në atentatin e parë u plagos lehtë nga shpërthimi i një sasie tritoli në makinë. Atentati i dytë mbeti në tentativë, pasi lënda plasëse nuk shpërtheu. Gaçaj akuzohet se ka kryer një vrasje në vitin 1992 dhe një plagosje në vitin 2008.

Elvis MYRTA

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 21/10/2019 - 23:59

Analisti i njohur Ben Andoni shpreh bindjen se Lëvizja Vetëvendosje do të jetë pjesë e zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri dhe mund të konkurrojë realisht tri formacionet politike (PS, PS dhe LSI) në Shqipëri, për aq

Postuar: 21/10/2019 - 23:31

Është publikuar herë të parë fotot të 6-vjeçarit shqiptar Alvin Berisha, i cili ndodhet në kampet

Postuar: 21/10/2019 - 23:07

Aktori Laert Vasili ka sulmuar ashpër presidentin Macron.

Postuar: 21/10/2019 - 22:54

Zv.ministrja e brendshme Romina Kuka e ftuar në emisionin 'Open' tha se të bllokuarit në

Postuar: 21/10/2019 - 22:44

Një audio e dërguar nga Klotilda Zani e cila është në kampin Al-Hol shprehet se duhet shumë para

Postuar: 21/10/2019 - 21:59

Historia e një djali nga Shqipëria i cili ndodhet në kampet e familjarëve të ish luftëtarëve të I

Postuar: 21/10/2019 - 21:58

Teksa është transmetuar videoja e “Le Iene” në emisionin “Open” ku tregoh