BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Aktualitet

Me një shpejtësi si kurrë më parë, ç’parashikon paketa historike e ndihmës për qytetarët dhe ekonominë. Çfarë shkruan DW

Me një shpejtësi si kurrë më parë,

Pandemia e Coronës ka përshpejtuar punën e politikës në Gjermani. Në një procedurë historikisht të shpejtë të Bundestagut, parlamentarët gjermanë miratojnë paketën e ndihmës së qeverisë.

Bundestagu vendos të mërkurën (25.03) për një paketë ndihme historike për qytetarët dhe ekonominë gjermane në krizën e Coronës. Një paketë që po miratohet me shpejtësi të pamenduar më parë. Federata do të mbështesë me disa mburoja të gjera financiare dhe ndryshime ligjore familjet, qiramarrësit, të punësuarit, të vetëpunësuarit dhe firmat gjermane. Për këtë parlamentarët gjermanë janë gati të pezullojnë edhe frenimin e kryerjes së borxheve që është paraparë në kushtetutë. Ky ndryshim krijon bazën ligjore që buxheti shtesë të lejojë marrjen e borxheve në vlerë 156 miliardë euro.

Kushtetuta gjermane e lejon që në raste katastrofash dhe situata të jashtëzakonshme federata të bëjë më shumë borxhe se sa është e lejuar. Në seancë paradite deputetët shprehën mirënjohje për personelin mjekësor përmes duartrokitjeve.

Opozita e mbështet paketën e ndihmës
Për pezullimin e frenimit të borxheve të planifikuar, koalicioni i konservatorëve dhe socialdemokratëve e ka shumicën e kërkuar në Bundestag, megjithëse më shumë se një duzinë deputetësh nga partitë e Unionit CDU/CSU dhe SPD mungojnë në seancën parlamentare. Në votim nevojiten të paktën 355 e 709 deputëteve të Bundestagut. Partitë opozitare, FDP dhe Të Gjelbrit u kanë rekomanduar deputetëve të tyre të miratojnë ndryshimet ligjore dhe paketën e dnihmës. Edhe kreu i grupit parlamentar të të Majtëve, Dietmar Barsh bëri të ditur miratimin e partisë së tij. Në krizë duket se kufizimi strikt i marrjes së borxheve të reja e bën shtetin “të paaftë për të vepruar”, tha ai për gazetën “Neuen Osnabrücker Zeitung”. Edhe partia populiste në opozitë, AfD bëri të ditur, se do të propozojë disa ndryshime, por do ta mbështesë paketën e masave të qeverisë  gjermane në emër të interesit kombëtar. Ato duhet të verifikohen brenda pak javësh, tha Peter Boehringer, kreu i komisionit parlamentar për buxhetin. “Njerëzit nuk mund t’i izolosh përgjithmonë.”

“Jo rast normal legjislativ”

Zëvendëspresidenti i Bundesagut, Wolfgang Kubicki e mbrojti miratimin e ligjeve me një efekt të gjerë veprues. “Kemi një gjendje, në të cilën kërkohet aktualisht shpejt të krijohet baza ligjore, që ekzekutivi të mbetet i aftë për të vepruar”, tha ai në Berlin. “Kjo procedurë e përshpejtuar nuk do të jetë definitivisht rasti normal i legjislativit.” Secili e ka të qartë, se një gjë e tillë vihet në përdorim, vetëm në situata emergjente, tha ai.

Seanca e parlamentit gjerman zhvillohet në masa të rrepta të sigurisë shëndetësore. Shumë vende në sallën plenare janë bosh, me qëllim që mes deputetëve të ruhet distanca e nevojshme. Kurse kutitë e votimit qëndrojnë në hollin jashtë sallës plenare, sepse aty ka më shumë vend. Ligjet, me të cilat synohet të zbuten pasojat ekonomike e sociale të krizës pritet të kalojnë në komisionin e landeve që të premten.DW