BREAKING NEWS

Parlamenti zviceran miraton marrëveshjen e rëndësishme me Shqipërinë

Parlamenti zviceran miraton marrëveshjen e rëndësishme me
x
BREAKING NEWS

Çfarë po ndodh? Kreu i SPAK takim me zyrtarët e lartë të DASH

Çfarë po ndodh? Kreu i SPAK takim me zyrtarët e lartë
x
BREAKING NEWS

Nën hetim për pastrim parash, Gjykata e Posaçme merr vendimin e rëndësishëm Rezart Taçin

Nën hetim për pastrim parash, Gjykata e Posaçme merr vendimin e
x
BREAKING NEWS

E TRISHTË/ Humbje e madhe për futbollin e vendit tonë! Shënoi emrin te rekordmenët e katërkëndëshit në botë, ndahet nga jeta parakohe legjenda e portës shqiptare (Emri+Foto)

E TRISHTË/ Humbje e madhe për futbollin e vendit tonë!
x
BREAKING NEWS

"Frika më e madhe ishte kur...", drejtori i kabinetit tregon çastet pas goditjes së Berishës: U bllokuam, patëm...

"Frika më e madhe ishte kur...", drejtori i kabinetit tregon
x
BREAKING NEWS

Tensione me familjarët! Vrau me plumb në kokë të dashurën 19-vjeçare, merret vendimi i fundit për të riun shqiptar

Tensione me familjarët! Vrau me plumb në kokë të
x
BREAKING NEWS

I vranë shokun! Qëlloi me armë makinën e autorëve, arrestohet i riu i shpallur në kërkim (EMRI)

I vranë shokun! Qëlloi me armë makinën e autorëve,
x
BREAKING NEWS

"O mjeran, mund ta vrasësh...", Sali Berisha me tone të ashpra drejt Ramës: Po ushtron gjenocid mbi shqiptarët

"O mjeran, mund ta vrasësh...", Sali Berisha me tone të
x

Aktualitet

“Më pak ushqime, mish e bulmet pa vulë”, KLSH audit në shtëpinë e fëmijës në Tiranë, raporti zbulon shkelje të rënda

“Më pak ushqime, mish e bulmet pa vulë”, KLSH audit

KLSH ka kryer audit në shtëpinë e fëmijës “Zyber Hallulli”, në Tiranë, ku janë konstatuar shkelje.

Në raportin e Kontrollit të Lartë të Shtetit, theksohet se nuk është respektuar niveli i kuotave financiare për shërbimet ditore mbi ushqimet dhe fëmijët kanë konsumuar më pak ushqim sesa është përcaktuar me ligj.

Raporti i KLSH-së.

Nga stafi i Shtëpisë së Fëmijëve Shkollorë Tiranë, nuk është zbatuar niveli i kuotave financiare për shpenzimet ditore të ushqimeve, në kundërshtim me kërkesat e pikës 1 të Udhëzimit nr. 689, datë 02.10.2018 “Për nivelin e kuotave të shpenzimeve për Ushqime, në institucionet publike rezidenciale e komunitare të përkujdesjes shoqërore”. Ligji 121/2016 në nenin 24 pika 6 përcakton se Ministri përgjegjës për çështjet sociale nxjerr udhëzim për procedurat dhe zbatimin e standardeve të shërbimeve. Por lidhur me standardet e shërbimeve sociale shtetërore dhe metodologjinë dhe nivelit e përcaktimit të tarifave, MSHMS nuk ka nxjerrë akte të reja nënligjore në zbatim të neneve 24, pikat 4 dhe 6; 26, pika 2; 27 pika 3; 35, pika 4; 40, pika 2; dhe 46, pika 3, të këtij ligji. Lidhur me nevojat ditore të fëmijëve për lëndë ushqyese dhe kalori, menuja ushqimore përgatitet për të gjithë fëmijët e institucionit pa dallim grup- moshe, gjinie ose gjendjeve të veçanta. Në hartimin e menusë nuk merr pjese ekipi multidisiplinar, në mospërputhje me kërkesat Rregullores së Brendshme të Organizimit dhe Funksionimit të Shtëpisë së Fëmijës “Zyber Hallulli”, me nr. 2712 Prot, datë 31.12.2015, neni “detyrat funksionale te mjekut”, pika 4.

Vlera në lekë e përcaktuar për kuotën ditore për fëmijët nuk i përgjigjet së njëjtës sasi ushqimore që duhet të konsumojnë fëmijët, për shkak të mosrespektimit të saj nga institucioni, si dhe mosindeksimit të kuotës ushqimore sipas indeksit të çmimeve të publikuara nga INSTAT. Për pasojë vlerat e kuotës së ushqyerjes në vitin 2019, vitin 2020 dhe vitin 2021, për muajt e përzgjedhur për auditim, kanë qenë më të ulëta se kuota e miratuar, kjo e fundit përgjegjësi drejtpërdrejt e Shtëpisë së Fëmijëve Shkollorë Tiranë, dhe akoma me e ulët për shkak të mos indeksimit të çmimeve, përgjegjësi kjo e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Niveli i kuotave financiare të shpenzimeve për Ushqime, nuk është i përditësuar, duke qëndruar në vlera të njëjta të kostos ditore për çdo grup moshe të fëmijëve, prej vitit 2018, në kundërshtim me VKM nr.518 datë 04.09.2018 “Për shërbimet e kujdesit shoqëror komunitar e rezidencial, kriteret, procedurat për përfitimin e tyre dhe masën e shumës për shpenzime personale për përfituesit e shërbimit të organizuar” Kreu V, pika 71 dhe Udhëzimit të Ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale nr.689 datë 02.10.2018 “Për nivelin e kuotave të shpenzimeve për Ushqime, në institucionet publike rezidenciale e komunitare të përkujdesit shoqëror”, ndonëse përgjatë këtyre viteve ka inflacion të madh dhe rritje çmimesh në produktet ushqimore bazë, si pasoje e situatës së COVID-19 dhe situatave globale.

Kështu, nisur nga të dhënat e INSTAT në faqen zyrtare, në lidhje me ndryshimet mesatare vjetore të indeksit të çmimeve të konsumit, për grupin “Ushqime dhe pije alkoolike”, nga grupi i auditimit u përllogaritën se sa duhet të ishin ndryshuar këto kuota çdo vit, për koston ditore për secilën grup moshë, duke konstatuar se: Për grup moshën 6-12 vjeç, nga 440 lekë/ditë në vitin 2018, në fund të vitit 2021 duhej të bëhej në 487,35 lekë/ditë, pra do të ishte rritur me 47 lekë/ditë. Për grup moshën 13-15 vjeç, nga 480 lekë/ditë në vitin 2018, në fund të vitit 2021 duhej të bëhej në 531,66 lekë/ditë, pra do të ishte rritur me 52 lekë/ditë. Për grup moshën 16-18 vjeç, nga 500 lekë/ditë në vitin 2018, në fund të vitit 2021 duhej të bëhej në 553,81 lekë/ditë, pra do të ishte rritur me 54 lekë në ditë. Sa më sipër, mos përditësimi i ndryshimeve mesatare vjetore të indeksit të çmimeve të konsumit nga institucioni i Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Shërbimi Social Shtetëror, ka ndikuar drejtpërdrejtë në llogaritjen e fondit limit, vlerë e cila nuk jep garanci të jetë përllogaritur saktë dhe në përputhje me nevojat ditore fëmijëve për ushqim duke shpenzuar më pak lekë të vlerës ditore për secilin grup moshe për fëmijë.