BREAKING NEWS

SPAK në “oborrin” e Ramës, ja si prokurorët po hetojnë dosjen e plotë të “McGonigal” në bashkëpunim me FBI, nga letër-porositë dhe informacionet me inteligjencën amerikane, deri tek marrja në pyetje në fshehtësi të plotë në Nju Jork...

SPAK në “oborrin” e Ramës, ja si prokurorët po
x
BREAKING NEWS

Ja kush janë dy gratë e fuqishme në PS që mund të marrin frenat e qeverisë pas largimit të Edi Ramës, çfarë pritet të ndodhë më 8 dhjetor, socialistët në ankth

Ja kush janë dy gratë e fuqishme në PS që mund të
x
BREAKING NEWS

SPAK para provës së zjarrit”, Sali Berisha injoron drejtësinë dhe vazhdon të mos zbatojë vendimin e gjykatës, pritet refuzimi i tretë ndaj agjentëve të BKH

SPAK para provës së zjarrit”, Sali Berisha injoron
x
BREAKING NEWS

Ilir Meta shumë shpejt arrestohet, prokurorët kanë kopsitur dosjen “CEZ-DIA”, ja çfarë po ndodh brenda SPAK, Romeo Kara nxjerr prapaskenat e bujshme

Ilir Meta shumë shpejt arrestohet, prokurorët kanë kopsitur
x
BREAKING NEWS

“Bomba” e Evi Kokalarit: Ja si SHBA i ka qepur dosjen familjes ‘Berisha’, ju tregoj një nga provat e DASH në dosjen e tij ‘non-grata’ dhe roli i Argitës duke përdorur Jamarbër Malltezin në korrupsion dhe pasurim nëpërmjet pushtetit

“Bomba” e Evi Kokalarit: Ja si SHBA i ka qepur dosjen familjes
x
BREAKING NEWS

Shtohen ethet për Ilir Metën, Sali Berishën dhe 3 ish-ministra të njohur, ja pse drejtësia mund të hapë hetimet për aferën e tyre qindra milionëshe që po iu zhduk shqiptarëve 10 mln dollarë në vit

Shtohen ethet për Ilir Metën, Sali Berishën dhe 3 ish-ministra
x
BREAKING NEWS

Fillojnë ditët e “tmerrit” për Shkëlzenin për aferën e Gërdecit, më 7 dhjetor del para SPAK sekretarja e Aldo Bumçit që mund ta çojë pas hekurave, djali i Berishës në GJKKO më 14 dhjetor

Fillojnë ditët e “tmerrit”  për Shkëlzenin
x
BREAKING NEWS

Fundoset Shkëlzeni dhe ministri i Drejtësisë së Sali Berishës, inxhinierja nxjerr për herë të parë në SPAK faktin që vërteton lidhjet e fshehta të djalit të tij si pronar në hije i biznesit të vdekjes në Gërdec

Fundoset Shkëlzeni dhe ministri i Drejtësisë së Sali
x

Aktualitet

Me pistoletë gati për qitje/ Kush ishte shenjestra e Aldi Mustafës? Zbardhe e shkuara kriminale e mikut të “Rrumit të Shijakut”

Me pistoletë gati për qitje/ Kush ishte shenjestra e Aldi

Erald Mustafa, i konsideruar nga policia si pjesë e grupit të “Rrumit të Shijakut”, u arrestua mbrëmjen e së shtunës në Durrës, ndërsa lëvizte me armë me vete.

Mustafa, një person me precedent të theksuar kriminal, dyshohet se kishte planifikuar një vrasje. Vetë policia, njofton se ai është vënë në pranga ndërsa po shkonte për të vrarë një person, sipas dyshime për hakmarrje personale, ndonëse ende policia nuk e din se kush ishte vënë në shënjestër prej tij.

Bashkë me Mustafën, 37 vjeç, është vënë në pranga edhe bashkëpunëtori i tij, Klevis Kurdiu, 29 vjeç, i cili po lëvizte në të njëjtën makinë me mikun e Aleksandër Lahos, njohur ndryshe si “Rrumi i Shijakut”.

Policia theksoi se: “Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Durrës, falë inteligjencës policore se një shtetas me precedent të theksuar kriminal po qarkullonte i armatosur dhe kishte planifikuar të kryente një vrasje, menjëherë kanë organizuar punën dhe në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale dhe “Shqiponjat”, kanë zhvilluar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Tentativa”.

Si rezultat, në lagjen nr. 15, Durrës, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar automjetin me të cilin lëvizte shtetasi i armatosur dhe kanë ndërhyrë duke zbatuar të gjitha procedurat standarde për ndalimin e një automjeti”, njofton Policia. Mësohet se Erald Mustafa, kishte 2 ditë që qarkullonte nëpër qytet me tentativë për të marrë hak për vendosjen e tritolit që i shpërtheu na makinën e tij më 3 prill 2023.

Grupi hetimor ende nuk e ka të paqartë se kush është objektivi, pasi ngjarja e ndodhur 6 muaj më parë ka mbetur e pazbardhur akoma. Para hetuesve, Aldi Mustafa nuk ka pranuar të japë deklarime ndërkohë që pritet dalja e tij në gjykatë për masën e sigurisë ditën e sotme. Policia thekson se në mjet iu gjet një armë zjarri “Scorpion” me silenciator dhe municion luftarak. Ai akuzohet për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, i armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësve të policisë”.

Më 3 prill të këtij viti, persona ende të paidentifikuar shpërthyen me telekomandë makinën e tij.

37-vjeçari doli i pa lënduar nga shpërthimi, ndërsa pak minuta para se të ndodhte ngjarja, la në banesë gruan me fëmijën. Zona në të cilën ndodhi ngjarja kishte kamera të shumta sigurie, ndërsa Policia shpërndau edhe videon e shpërthimit të mjetit.

Aldi Mustafa, është arrestuar më 30 gusht të vitit 2021 me dy të tjerë, pasi po planifikonin një tjetër vrasje. Aldi Mustafa rezulton i dënuar më parë me 10 vite burg në Gjermani, për veprat penale “Kanosja” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Ndërkohë më 30 dhjetor të vitit të kaluar, me vendim të gjykatës i është shuar masa e arrestit me kërkesë të tij.

Ai ishte dënuar me 2 vjet burg pas arrestimit në gusht të dy vjetëve më parë për mosbindje të urdhrit të policisë, armëmbajtje pa leje dhe drejtim të parregullt të mjetit. Mustafa më herët ka qenë anëtar i një bande të njohur në Durrës, ndërsa kohët e fundit ka pasur lidhje me Aleksandër Lahon i njohur si “Rrumi”, një personazh i përfolur në ngjarje kriminale të shumta, por i pa vënë në pranga.