BREAKING NEWS

“Serbia po dërgon tanket në kufirin me Kosovën”, Spartak Ngjela paralajmëron zhvillimet e papritura: Dhëntë Zoti, ua merr mendjen dhe...

“Serbia po dërgon tanket në kufirin me Kosovën”,
x
BREAKING NEWS

Florian Marku bën krenar shqiptarët, luftëtari kuqezi shkruan historinë

Florian Marku bën krenar shqiptarët, luftëtari kuqezi shkruan
x
BREAKING NEWS

Berisha bën deklaratën e papritur: Kam kërkuar shpalljen non grata të George Soros

Berisha bën deklaratën e papritur: Kam kërkuar shpalljen non
x
BREAKING NEWS

Kryeministri Rama intervistë për Zërin e Amerikës, flet për marrëdhëniet me Kosovën: Kemi një divergjencë, por...

Kryeministri Rama intervistë për Zërin e Amerikës, flet
x
BREAKING NEWS

Bilanc tragjik në 24 orë, MSH jep të dhënat e fundit epidemiologjike: Ja sa të infektuar janë regjistruar në vend, 26 pacientë në gjendje të rëndë

Bilanc tragjik në 24 orë, MSH jep të dhënat e fundit
x
BREAKING NEWS

Çfarë pritet? PD mbledh sot grupin parlamentar

Çfarë pritet? PD mbledh sot grupin parlamentar
x
BREAKING NEWS

Dënimi i Adriatik Llallës/ Reagon për herë të parë Edi Rama dhe flet për mediat franceze nga Nju Jorku: Po bëjmë luftë të hapur kundër ...

Dënimi i Adriatik Llallës/ Reagon për herë të parë
x
BREAKING NEWS

SHBA 2 mesazhe vdekjeprurëse, rihapet “Gërdeci” dhe bien kambanat për Shkëlzen Berishën, Yuri Kim vjen me porosi të qarta nga Uashingtoni dhe vulos fundin tragjik të Sali Berishës

SHBA 2 mesazhe vdekjeprurëse, rihapet “Gërdeci” dhe bien
x

Aktualitet

Me shpejtësi deri në 177 km/h, Policia Rrugore kap ‘mat’ 7 shoferë dhe i arreston, pezullon 44 leje drejtimi

Me shpejtësi deri në 177 km/h, Policia Rrugore kap ‘mat’

Policia Rrugore ka vijuar me masat për parandalimin e aksidenteve rrugore në të gjitha rrugët e vendit.

Përgjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar në flagrancë 7 drejtues mjetesh dhe motomjetesh, nga të cilët 3 për drejtim mjeti pa leje drejtimi dhe 4 për drejtim mjeti në gjendje të dehur.  

Janë pezulluar 44 leje drejtimi, nga të cilat 33 për shpejtësi mbi normat e lejuara (deri në 177 km/h në aksin Tiranë-Durrës) dhe 11 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur (deri në 1.02 mg/l).          

Njoftimi i plotë i Policisë

Respektoni rregullat e qarkullimit rrugor, që të arrini në destinacion të sigurt dhe me patentë në xhep.

Vijojnë kontrollet parandaluese në zonat me risk të lartë për ngjarjet rrugore me pasoja të rënda për jetën dhe shëndetin e qytetarëve, me fokus shkeljet dhe mjetet që janë rrezik potencial për t’u përfshirë në këto ngjarje rrugore.

Nga kontrollet e dedikuara në rrugët urbane dhe interurbane në të gjithë vendin, duke përdorur mjete të paloguara, dronë, kamera dhe aparate fotografike, për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit rrugor, përgjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar në flagrancë 7 drejtues mjetesh dhe motomjetesh, nga të cilët 3 për drejtim mjeti pa leje drejtimi dhe 4 për drejtim mjeti në gjendje të dehur.  

Janë pezulluar 44 leje drejtimi, nga të cilat 33 për shpejtësi mbi normat e lejuara (deri në 177 km/h në aksin Tiranë-Durrës) dhe 11 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur (deri në 1.02 mg/l).          

Janë ndëshkuar me masë administrative, në të gjithë vendin, 2051 drejtues mjetesh, për shkelje që sjellin pasoja në jetën dhe shëndetin e përdoruesve të rrugës, konkretisht: 

321 për parakalime të gabuara, 312 për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit, 223 drejtues mjetesh për mosvendosje të rripit të sigurimit, 265 për shpejtësi tej normave të lejuara e sjellje agresive në rrugë etj.  

Në të gjithë vendin, si rezultat i kontrolleve intensive, nisur edhe nga fakti se në shumë raste aksidentesh janë përfshirë edhe drejtues të motoçikletave, janë evidentuar dhe ndëshkuar 198 drejtues motomjetesh, për mospërdorim të kaskës mbrojtëse. 

Janë ndëshkuar me masë administrative nga Policia Rrugore e Tiranës, falë edhe denoncimeve të drejtuesve të automjeteve që qëndrojnë në radhë, 267 drejtues mjetesh, për qarkullim në korsi të dedikuara për mjetet e transportit publik dhe ato të emergjencës.   

465 drejtues mjetesh për parkime të gabuara, duke u bërë pengesë për lëvizjen e lirë të automjeteve dhe të këmbësorëve.    

Policia Rrugore apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, të mos nxitojnë për të arritur në destinacion duke kryer parakalime të gabuara e manovra të rrezikshme në rrugë, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit, të mos drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, të vendosin rripin e sigurimit dhe kaskën mbrojtëse. 

Ftojmë qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo shkelje të Kodit Rrugor, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe një reagim të shpejtë dhe profesional.