Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Me shpejtësi “Ferrari” në rrugë, është e pabesueshme mënyra se si shitësi shqiptar i kokainës fsheh drogën në makinë(Emri+Video)

Postuar: 15/04/2019 - 20:15

Një 36 vjeçar shqiptar përfundoi në prangat e karabinierëve italianë, nën akuzën e shitjes së lëndëve narkotike. Në makinën e tij, ai kishte krijuar një vend të fshehtë për të fshehur drogën.

Ndjekja që çoi në arrestimin e Ramazan Hoxhës filloi në “Vittorio Veneto”, në zonën e Bassanello. Policët vunë re një Mercedes A-Class duke ecur me shpejtësi të lartë dhe se kryente manovrime të rrezikshme, përfshirë edhe kalimin e semaforit në të kuqe. Makina vazhdoi të ecte për në Bruno, duke kryer lëvizje të forta me frenim të papritur.

Teksa u ndal në rrugën “Manzoni”, 36-vjeçari ishte shumë nervoz para agjentëve dhe kishte një arsye të fortë për këtë. Sapo emri i tij u fut në databazën e policisë, u shfaqën disa procedime për drogë.

Policia ushtroi kontrolle brenda mjetit, duke gjetur 63 gram kokainë. Gjetja e lëndës narkotike nuk ishte e lehtë, pasi ajo ishte fshehur me kujdes në një zgavër të posaçme.

Nën karrigen e pasagjerit, duke prerë pjesën e metalit, shqiptari kishte krijuar një hapësirë, e cila mbyllej me panel metalik, i lidhur me një magnet që mund të hapej vetëm me komandë. E gjithë pjesa ishte mbuluar me mushama.

Drogë dhe para

Kontrolli i policisë nuk u mjaftua vetëm në makinë. Sasi tjetër kokaine prej 58 gram u sekuestrua në një vend në banesë, ndërsa në një kuti u gjetën edhe 5 gram si dhe materiale për paketimin e dozave.

Në shtëpinë e Hoxhës në Saccolongo, 2,240 euro u konfiskuan gjithashtu, të vlerësuara si të ardhura nga shitja e lëndëve narkotike, ndërkohë që u sekuestruan edhe dy telefona celularë. Shqiptari, i cili banon në Finale Ligure dhe është i rregullt në Itali, përfundoi në qelitë e paraburgimit.

 

https://vidnews.net/video/1555350437739"

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/04/2019 - 16:33

Për herë të parë Instituti i Shëndetit publik ka prezantuar Raportin Kombëtar mbi Sëmundjet jo të Transmetueshme, të cilat përbëjnë 70% të barrës së sëmundshmërisë.

Postuar: 19/04/2019 - 15:55

Mjeti ka shpërthyer në ecje, ndërsa nuk dihet ende gjendja e shoferit që ka qenë brenda mjetit.

Postuar: 19/04/2019 - 15:46

Një tjetër ankimim në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga Komisioneri Publik.

Postuar: 19/04/2019 - 15:36

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Milot-Rrëshen ku janë përplasur dy makina.

Postuar: 19/04/2019 - 15:10

Një aksident automobilistik ka ndodhur rreth orës 14:00 në rrugën e Durrësit në Tiranë.

Postuar: 19/04/2019 - 14:49

Në media po përflitet se se personi i tretë i cili dyshohet se ka marrë pjesë në grabitjen spekta

Postuar: 19/04/2019 - 14:20

Specialistët e Interpol Tirana kanë ekstraduar nga Greqia në Shqipëri shtetasi E.