
“Do ndodhë javën e ardhshme..”, Taulant Balla paralajmëron foton që do dalë për Lulzim Bashën dhe do shkaktojë ‘tërmet’ në politikën shqiptare

“Me shumë gjasë skenari është që…”, Zëri i Amerikës zbardh detaje nga vendimi i MSH për mësimin online

Shkruar nga SOT.COM.AL 25 Nëntor 2020
Në Shqipëri, autoritet e Shëndetësisë njoftuan sot se kanë propozuar që mësimi në shkolla të zhvillohet pjesërisht në distancë. “Pas rekomandimit të Komitetit të Ekspertëve kemi vendosur t’i rekomandojmë Ministrisë së Arsimit, që, nga data 1 Dhjetor, të aplikojë skenarët që parashikojnë kryerjen e mësimit të alternuar, pra në formën tradicionale, me prani fizike duke e kombinuar dhe me mësimin në distancë (online) bazuar në specifikat e sistemit arsimor dhe të dhënave lokale përkatëse në bashkëpunim me autoritetet shëndetësore”, bëri të ditur ministrja Ogerta Manastirliu.
Me shumë gjasë, skenari i parashikuar është ai sipas të cilit nxënësit do të ndjekin mësimet një javë në klasë dhe një javë nga shtëpia.
Ministrja Manastirliu shpjegoi se kjo masë ndërmerret “për të minimizuar rreziqet në një periudhë, ku të pranishme janë edhe infeksione të tjera respiratore”.
Situata e pandemisë në Shqipëri erdhi duke u përkeqësuar ndjeshëm gjatë muajit nëntor. Të dhënat e 24 orëve të fundit flasin për 644 raste të reja: 258 raste në Tiranë, 48 në Fier, 44 në Elbasan, 38 në Shkodër, 26 në Lushnje, 23 në Sarandë, 22 në Durrës, 21 në Përmet, 19 në Pogradec, 16 në Berat, 15 në Gjirokastër, nga 13 raste në Kukës, Kavajë, nga 10 raste në Kurbin, Mirditë, Tepelenë, 9 në Mat, 8 në Gramsh, 7 në Kuçovë, 6 në Korçë, 5 në Mallakastër, nga 4 raste në Krujë, Lezhë, Has, Vlorë, Delvinë, 2 në Bulqizë, 1 në Dibër.
Për të dytën ditë radhazi, numri i të infektuarve ka ardhur në rënie. Në 24 orët e fundit dhe testimet ishin më të ulta, 2137 tamponë. Por shqetësues mbetet pozitiviteti, (raporti mes testimeve dhe rasteve të konfirmuara) në nivelin e 30 përqind, gjë që dëshmon për një transmetueshmëri të lartë të virusit në komunitet.
Edhe vdekjet pësuan një ulje të fortë në 24 orët e fundit, me 8 viktima: 4 qytetar nga Durrësi, 2 qytetar nga Tirana, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Kuçova, të moshave nga 48 në 73 vjeç. Një ditë më parë, ishin rregjistruar 19 vdekje, numri më i lartë i humbjeve të jetëve brenda një dite.
Nga ana tjetër, situate në spitale vijon të jetë problematike me shifrat e të shtruarve që vijojnë të rriten. Deri pasditen e sotme ishin 461 pacientë, 19 të intubuar dhe 7 të intubuar./voa
Më të lexuarat


Policia ‘blindon’ Vlorën, çfarë ka ndodhur?

Thellohet SKANDALI! Tjetër dëshmi rrëqethëse: Dhashë mbi 4 mijë Euro në Sanatorium, babain e lanë pa bukë e pa ujë! Tirja Merrte 50 € për të rruar një person, kishte krijuar një...

“Obobo do na plasin brenda të tërëve”, Artan Lame rrëfen historinë e rrallë

Masat anticovid, Qeveria merr vendimin e rëndësishëm, ja çfarë do ndryshojë

Aksidenti tragjik në Rrugën e Kombit, ambasadori tregon gjendjen e 3-vjeçares së mbijetuar: Sapo fola me mjekun e Traumës dhe…

Tërbuan grekët! Nis hetimi për shqiptarët që u jepnin urdhra ushtarëve, ja çfarë ka ndodhur

Aeroporti i Rinasit jep njoftimin e rëndësishëm

Emri i tij është përfolur në një dosje të Krimeve të Rënda, gjyqtari i Beratit merr vendimin e papritur

Gruaja nuk e dinte që po i bënte “gjëmën”, arrestohet i shumëkërkuari në Vlorë (Emri)

Punëtori bie nga skela, dërgohet me urgjencë në spital
